E enjte, 13 korrik 2017 14:17
Sesioni i përkohshëm i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit u mbajt më 6 dhe 7 korrik 2017, me praninë e Maryam Rajavi-t.
Në fjalën e saj të hapjes, Maryam Rajavi përmblodhi shkurtimisht zhvillimet më të rëndësishme të vitit të kaluar dhe pohoi: “Natyrisht, alternativa e organizuar e Rezistencës dhe e Demokratisë është qartazi e vetmja parti e aftë për të transformuar statusin e paqëndrueshëm shoqëror në këtë epokë të ndryshimit në një kërcënim ekzistencial për regjimin. “
Maryam Rajavi deklaroi: “Ne përsërisim dhe theksojmë se ndryshimi i regjimit dhe vendosja e lirisë dhe sovranitetit të popullit, është vetëm detyrë dhe brenda kompetencave të popullit iranian dhe Rezistencës dhe e askujt tjetër. Duke u mbështetur në vuajtjet, luftën dhe qëndrueshmërinë e kësaj lëvizjeje dhe kësaj alternative, sot jemi më të sigurt në fitoren dhe çlirimin e atdheut tonë.
Sesioni i përkohshëm dy-ditor i NCRI shqyrtoi dhe diskutoi zhvillimet e vitit të kaluar duke përfshirë zhvendosjen e organizuar dhe kolektive të luftëtarëve të lirisë së PMOI nga Iraku, dështimin e Khamenei për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të turpshme, rritjen dhe zgjerimin e lëvizjes për kërkimin e drejtësisë për viktimat e masakrës së të burgosurve politikë në vitin 1988, impaktin e motos së Rezistencës “Jo xhelati, jo sharlatani” mbi manovrat e Khamenei për zgjedhjet, përshkallëzimin e protestave sociale dhe kthimin e rrymave ndërkombëtare dhe rajonale kundër regjimit.
Sesioni i NCRI vlerësoi: Fakti që protestat shoqërore nga punëtorët dhe shtresat e tjera janë përshkallëzuar pavarësisht valës së ekzekutimeve dhe represionit masiv nga regjimi klerikal dhe Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC), tregon për presionin e patolerueshëm që mbart mbi vete pjesa më e madhe të popullsisë të cilët janë të zemëruar nga grabitjet dhe katastrofat mjedisore të shkaktuara nga regjimi, ndërkohë që mungojnë nevojat më themelore të jetës përfshirë edhe ajrin e pastër.
NCRI bëri thirrje për solidaritet midis të gjitha shtresave shoqërore për të mbështetur dhe nxitur protesta të tilla kundër regjimit të ndarë dhe në krizë.