Tubim në Norvegji kundër dënimit me vdekje në Iran

346

NCRI – Në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër dënimit me vdekje, iranianët dhe mbështetësit e Rezistencës iraniane u mblodhën përpara parlamentit norvegjez për të dënuar ekzekutimet e kryera nga regjimi i Iranit.

Një numër i deputetëve norvegjez morën pjesë dhe mbajtën fjalime në tubim. Folësit theksuan nevojën për të kundërshtuar hapur shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, duke kërkuar që qeveria norvegjeze të kushtëzonte marrëdhëniet ekonomike me regjimin e Iranit për ndalimin e menjëhershëm të ekzekutimeve. Ata gjithashtu shprehën solidaritet me lëvizjen për kërkimin e drejtësisë për masakrën e të burgosurve politikë të vitit 1988, duke i bërë thirrje qeverisë norvegjeze për ta pranuar masakrën e vitit 1988 si një krim kundër njerëzimit. Ata gjithashtu theksuan, se duhet të ngrihet një komision hetimor ndërkombëtar për të gjykuar autorët e masakrës së vitit 1988.

Folësit gjithashtu dënuan përfshirjen e regjimit iranian në rajon, si dhe mbështetjen e tij për grupet terroriste  dhe bënë thirrje për ta kundërshtuar një ndërhyrje të tillë. Protestuesit mbanin tabela në të cilat ishte shkruar: “Autorët e masakrës së vitit 1988 duhet të gjykohen”.