NCRI – Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Ken Blackwell, i ka shkruar javën e kaluar një letër Nikki Haley, ambasadores aktuale. Ai i kërkoi asaj të hetojë masakrën e vitit 1988 që u krye në Iran.
Gjatë masakrës, rreth 30,000 të burgosur politikë u ekzekutuan gjatë një vere të vetme, pas një dekreti që u lëshua nga udhëheqësi suprem në atë kohë Ayatollah Ruhollah Khomeini. Qëllimi ishte për të zhdukur opozitën e regjimit iranian.
Khomeini urdhëroi zyrtarët e tij të ekzekutonin anëtarët e Muxhahedinëve-Khalq (MEK) – diçka që u krye me atë që Blackwell e përshkruan si “efikasitet vdekjeprurës”. Të burgosurit politikë u gjykuan në proçese gjyqësore, që zgjatën vetëm disa minuta.
Vitin e kaluar, një regjistrim audio i një ish-zyrtari të regjimit duke u treguar kolegëve, se ata po përgatiteshin të merrnin pjesë në atë që do të njihej si një nga krimet më të këqija në histori, siguroi prova të mjaftueshme, që do ta bënin çdo mohim të ngjarjes të pavlerë.