NCRI – Maryam Rajavi: Demonstrimet e iranianëve jashtë vendit i bëjnë jehonë zërit të grevave të të burgosurve dhe protestave të punëtorëve, mësuesve dhe atyre që janë grabitur.
7 Tetor 2017. Në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër dënimit me vdekje, dhe në mbështetje të fushatës që bën thirrje për drejtësi, iranianët në Norvegji organizuan një demonstratë në Oslo, kryeqytetin e Norvegjisë. Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane dërgoi një mesazh në këtë demonstratë. Ndër të tjera në këtë mesazh ajo theksoi:
“Unë e vlerësoj demonstratën tuaj në Oslo dhe përpjekjet tuaja për të zgjeruar fushatën, që bën thirrje për drejtësi për viktimat e masakrës së vitit 1988 dhe për fushatën ndërkombëtare për t’u ballafaquar me shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran.
Grumbullimi juaj është në përputhje me grevat e urisë të të burgosurve politikë, marshimet dhe protestat e punëtorëve, mësuesve, studentëve dhe atyre depozitat e të cilëve janë grabitur. Të gjitha këto aktivitete kanë një mesazh të vetëm dhe kjo është këmbëngulja për dëshirën e popullit të Iranit për të përmbysur diktaturën Velayat-e Faqih.
Të dashur bashkatdhetarë, do të doja të vlerësoja edhe një herë përpjekjet tuaja. Fushata juaj përcjell zërin e njerëzve të shtypur të Iranit në botë. Kjo fushatë ka më shumë ndikim sot se çdo herë tjetër dhe është një ndihmë e rëndësishme për Rezistencën iraniane për përmbysjen e regjimit klerik dhe krijimin e lirisë dhe demokracisë në Iran ”.