Tubim i sindikatës përpara parlamentit të regjimit iranian

436

 NCRI – Të martën, 3 janar, 2017, më shumë se 3.000 anëtarë të Sindikatës së Komunitetit të Punës organizuan një tubim proteste, para Parlamentit të regjimit të Iranit.

Protestuesit u bashkuan në kryeqytetin Teheran nga krahina të ndryshme, duke përfshirë Teheranin, Semnanin, Qomin, Qazvinin dhe Mazandaranin. Ata dënuan bashkimin e Fondit të Sigurimit Shoqëror me fondet e tjera në vend.

Ata mbanin pankarta dhe postera ku lexohej “Spitalet që i përkasin fondit të sigurimit shoqëror janë rezultat i viteve mundimi të punëtorëve, ne nuk do të lejojmë që qeveria të na i marrë “.