Friday, July 26, 2024

Iran: Lajme tonditëse- Një të pastrehu i presin të dyja këmbët për shkak të të ftohtit

NCRI – Sipas njoftimeve, një të pastrehu në qytetin Hamedan (Irani perëndimore) i prenë të dy këmbët për shkak të të ftohtit në prag të Vitit të Ri. Ky i pastrehë, i cili nuk kishte vend për të fjetur gjatë natës së ftohtë, flinte në një karton përballë stacionit të policisë në rrugën Hamedan – Qazvin kur këmbët i pësuan ngrirje të rëndë dhe u desh që t’ia prisnin.

Hamid Kiyani, drejtor i spitalit (Misionit) Bae’sat në Hamedan lidhur me këtë tha: “Për shkak të dëmtimeve të rënda, kirurgët e spitalit nuk patën zgjidhje tjetër, veç t’i prisnin këtij të pastrehu këmbët e lënduara nga ngrica më 31 dhjetor”
Duhet vënë në dukje se rritja e varfërisë në Iran që manifestohet me njerëz të mbetur pa strehë, njerëz që flenë në varre, në kanale, dhe nën urë … është rezultat i menjëhershëm i politikave shkatërrimtare sociale, ekonomike dhe politikave të jashtme të regjimit iranian, duke përfshirë plaçkitjen e pasurisë kombëtare të Iranit dhe vjedhjet astronomike nga krerët e regjimit në Iran dhe në qarqet e tyre të mbyllura dhe duke shpenzuar miliarda dollarë për eksportin e fondamentalizmit islamik dhe terrorizmit.