NCRI – Të dielën në 1 janar 2017, fshatarët e Kordabadit të ndodhur në afërsi të qytetit Taft (në Provincën Yazd) protestuan kundër aktiviteteve minerare në këtë rajon, si dhe ndotjes së mjedisit. Ata mbyllën rrugën për të parandaluar aktivitetet e mëtejshme minerare në këtë zonë, sipas burimeve të lajmeve në Iran.
Pas protestës, policia bastisi demonstruesit në mënyrë që t’i shpërndante ata. Fshatarët u përleshën me policinë dhe policët rrahën fshatarët dhe arrestuan disa prej tyre.