Tubim i Madh i Iranianëve në Berlin

808

Znj. Maryam Rajavi: Nevoja për gjykimin, ndëshkimin dhe përjashtimin e mercenarëve të inteligjencës të regjimit klerikal dhe anëtarëve të Gardës Revolucionare
Tregtia me mullahët ndez makinerinë e shtypjes dhe vrasjes; bërja e lëshimeve ndaj tyre rrit perspektivën për luftë.

Të shtunën më 6 korrik 2019, mbi 15000 iranianë zhvilluan një demonstratë masive e madhështore në Berlin.

Iranianët mbështetën kryengritjen e popullit iranian dhe përpjekjet e njësive të rezistencës për të përmbysur regjimin klerikal që ka pushtetin në vend, si dhe themelimin e demokracisë dhe sovranitetit popullor, duke shprehur mbështetje për Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Presidenten e zgjedhur të tij, znj. Maryam Rajavi, si dhe planin e saj me 10 pika për të ardhmen e Iranit.

Në një mesazh drejtuar protestuesve në Berlin, znj. Rajavi tha: “Sot, mullahët kanë rënë në kurthin dhe rrugën qorre të përmbysjes, dhe ju, përballë atdheut tuaj, po u thoni kryengritësve, punëtorëve, mësuesve dhe njerëzve të tjerë të zemëruar që të vazhdojnë të luftojnë. Mesazhi juaj dhe i popullit iranian drejtuar komunitetit ndërkombëtar, dhe specifikisht Europës, është: Politika e bërjes së lëshimeve ndaj shtypjes fetare dhe e mbrojtjes së mullahëve nga përmbysja duhet të ndalet.”

Znj. Rajavi shtoi se një vit më parë, Gjermania arrestoi një të ashtu-quajtur diplomat të regjimit të mullahëve i cili u kishte dhënë personalisht eksplozivë dy terroristëve për t’i përdorur kundër tubimit të rezistencës iraniane në Paris. Para dhe pas kësaj ngjarjeje, gjatë tre viteve të shkuara, policia gjermane ka arrestuar gjithashtu një duzinë mercenarësh e terroristësh nga Forca Qods dhe Ministria e Inteligjencës (MOIS). Disa prej tyre janë gjykuar dhe burgosur nga drejtësia gjermane. Ajo theksoi se mercenarët e MOIS dhe IRGC duhet të gjykohen, të ndëshkohen dhe të përjashtohen. Ky është një element i domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit dhe në garantimin e sigurisë për refugjatët iranianë në Europë.

Znj. Rajavi theksoi për demonstruesit: “Fashizmi fetar është vërtet kërcënimi më i madh për paqen në botë sot. Nga pasurimi i uraniumit, që nënkupton përgatitje për një bombë bërthamore, tek zhvillimi i programit të raketave balistike, në shkelje të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurisë, tek dërgimi i forcave në Siri, në shkelje të Rezolutës 2254, dhe intensifikimi i luftës kriminale në vend. Vërtet, nëse nuk do të merrnin lehtësime nga Europa, si mund të ishin mullahët kaq të pasjellshëm?”

Çdo lëshim që i bëhet regjimit, me çfarëdo justifikimi, ka vetëm një pasojë: rritjen e perspektivës së një lufte katastrofike nga klerikët. Çdo euro tregtie me klerikët është një euro për ndezjen e makinerisë së Khamenei-t për represion e luftë.

Për sa i përket të drejtave të njeriut, znj. Rajavi i kërkoi znj. Merkel që të drejtojë një iniciativë të veçantë kundër regjimit të mullahëve për shkeljet e të drejtave njerëzore në nivel europian, duke përfshirë ndalimin e persekutimit, ekzekutimit dhe vrasjes së të burgosurve nën torturë, si dhe kërkoi krijimin e një delegacioni ndërkombëtar që të vizitojë burgjet iraniane dhe të burgosurit politikë.

Në këtë tubim folën politikanë të spikatur si Patrick Kennedy, Ingrid Betancourt, ish kandidate presidenciale e Kolumbisë, Thomas Nord, anëtar i Parlamentit Gjerman, Eduard Lintner, ish zëvendës ministër i brendshëm i Gjermanisë, Stephan von Dassel, Kryebashkiak i Berlin-Mitte, Senatori Jerry Horgan i Irlandës, Michał Kamiński anëtar i Parlamentit Polak, dhe Leo Dassenberg, kryetar i Komitetit për Lirinë e Iranit në Gjermani dhe ish-anëtar i parlamentit federal.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
6 korrik 2019