Mujahedin-E Khalq ose MEK, “Armiku më i Fuqishëm e i Aftë” i Regjimit Iranian

641

Shkruar nga Sedighe Shahrokhi 

National Interest publikoi një artikull më 4 korrik 2019 rreth Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI ose Mujahedin e-Khalq, MeK) të shkruar nga Ilan Berman, zëvendës president i lartë i Këshillit Amerikan të Politikës së Jashtme në Uashington DC.

Artikulli, i titulluar “T’i Kuptojmë MeK-ët”, deklaron: “Edhe duke u bazuar në standartet famëkeqe të politikave opozitare iraniane, Mujahedin e-Khalq (MeK) është një entitet kontroversal—një entitet që shumë shpesh keqkuptohet nga politikë-bërësit amerikanë dhe demonizohet nga kundërshtarët e tij. E megjithatë, ai është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e çdo bisedimi serioz rreth së ardhmes së Iranit, ashtu si bisedimi që po zhvillohet tani në Uashington, DC, teksa fushata e “presionit maksimal” e administratës Trump kundër Republikës Islamike po merr kontrollin me vendosmëri.”

Artikulli bën pyetjen: “Kush janë, saktësisht, MeK-ët? Ky grup (i njohur edhe si Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, ose PMOI) ka një histori politike veçanërisht të vështirë që daton nga epoka para-revolucionare e Iranit.”

Artikulli vë në dukje se MEK  është themeluar në mesin e viteve 1960 si një lëvizje për “drejtësi shoqërore”, dhe se MeK kishte nisur, në fillim të viteve 1970, një fushatë të gjerë kundër asaj që e shihte si sundimi gjithnjë e më i korruptuar dhe tiranik i Shahut Mohammed Reza Pahlavi. Artikulli shton se MEK luajti një rol të rëndësishëm në amplifikimin e trazirave politike që e rrëzuan përfundimisht Shahun nga pushteti.

Artikulli deklaron see, si pjesë e konsolidimit post-revolucionar të pushtetit të tij, Khomeini u kthye kundër MEK-ëve, “duke nisur një fushatë të gjerë shtypjeje ndaj anëtarëve e mbështetësve të këtij grupi. Lideri Suprem i sapo-emëruar i Iranit dhe ndjekësit e tij i damkosën MeK-ët—të cilët nuk i përqafonin diktatet fetare gjithnjë e më drakoniane të sundimit klerikal—si të veçuar nga ideologjia e sistemit dhe ‘jo-besimtarë,’ dhe i nxorën jashtë loje në Republikën e sapolindur Islamike.”

“Gjatë periudhës që pasoi, ndaj MeK-ëve u bë një shtypje e madhe nga besnikët e Khomeini-t, një fushatë disa-vjeçare dhune që do të arrinte kulmin në masakrimin nga regjimi të rreth tridhjetë mijë të burgosurve politikë në 1988-ën,” thotë artikulli.

Artikulli sjell në vëmendje rolin e MEK-ëve në formimin e koalicionit opozitar, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), si dhe rolin e MEK brenda Iranit kundër regjimit të mullahëve:

“Por i vazhdoi gjithashtu veprimtaritë e veta anti-regjim brenda Iranit, ku ishte shndërruar në armikun më të fuqishëm e më të aftë të regjimit klerikal—“armiku publik numër një” i ajatollahëve të Iranit.”

“Por MeK janë të rëndësishëm edhe për një arsye tjetër: për rolin e tyre thelbësor në ekspozimin e veprimtarive globale malinje të Iranit. Në fillim të viteve 2000, ky grup ia mundësoi botës të hidhte shikimin e parë në përpjekjet bërthamore të regjimit, që atëherë ishin shumë të fshehta, duke nxitur kështu një përpjekje gati njëzet-vjeçare të Amerikës dhe aleatëve të saj për të parandaluar një Iran bërthamor. Që atëherë, MeK ka vazhduar t’i japë komunitetit ndërkombëtar informata mbi funksionimin e brendshëm të Republikës Islamike, që nga perandoria e madhe financiare e Gardës Revolucionare të Iranit deri tek kapacitetet kibernetike në rritje të regjimit.”

“Zyrtarët amerikanë e pranojnë gjerësisht që MeK ka dhënë një kontribut madhor në kuptimin që ne kemi për kërcënimin bashkëkohor që vjen nga Republika Islamike.”

Artikulli vë në dukje se NCRI ka “një plan të hollësishëm për një pushtet provizor në një “periudhë tranzitore” prej gjysëm viti në vijim të rënies së regjimit aktual të Iranit dhe që do të çojë në një Iran demokratik e laik. Maryam Rajavi, udhëheqësja aktuale politike dhe fytyra publike e kësaj organizate, do ta kryesonte këtë organizim si presidente e zgjedhur.”

“Në vitin 2002, NCRI bëri thirrje publike për formimin e një Fronti Kombëtar të Solidaritetit kundër regjimit iranian dhe shpalli se është “e përgatitur për bashkëpunim me forca të tjera politike” me kusht që ato të kërkojnë një formë republikane të qeverisë dhe të jenë të vendosura për refuzimin e teokracisë aktuale të Iranit. Platforma e saj bashkëkohore, e cila u prezantua për herë të parë nga Rajavi para afërsisht dhjetë vitesh dhe që është promovuar gjerësisht nga përfaqësuesit e saj që atëherë, bazohet në dhjetë koncepte thelbësore:

Së pari, zgjedhje të bazuara në parimin e së drejtës universale për të votuar;

Së dyti, një sistem politik pluralist me liri të mbledhjes, liri të shprehjes dhe respekt për liritë individuale;

Së treti, heqja e dënimit me vdekje;

Së katërti, ndarja e fesë nga shteti, dhe ndalim ndaj diskriminimit fetar;

Së pesti, barazi e plotë gjinore për gratë iraniane;

Së gjashti, një modernizim i sistemit iranian të drejtësisë, eliminimi i ligjit të sheriatit, dhe reforma që të garantojnë një larmi mbrojtjesh ligjore moderne;

Së shtati, zbatim i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe instrumentave të tjerë ndërkombëtarë që ruajnë mbrojtjen ndaj popullsisë, si dhe një përkushtim ndaj barazisë së të gjitha kombësive (veçanërisht autonomi për Kurdistanin iranian);

Së teti, mbrojtje për pronën private, investimin dhe punësimin, dhe mbështetje për një ekonomi tregu;

Së nënti, një politikë e jashtme e bazuar në parimin e “bashkëjetesës paqësore” me vendet e tjera;

Së dhjeti, refuzim i zhvillimit bërthamor dhe i zotërimit të armëve të shkatërrimit masiv në tërësi.”

Shpallja e ministrisë iraniane të inteligjencës këtë pranverë për arrestimin e disa qindra aktivistëve të MeK, dhe pohimet e vazhdueshme të bëra nga zyrtarë të lartë iranianë rreth rolit të MeK në kryengritjet që kanë një vit e gjysëm që po zhvillohen, i japin besueshmëri” argumentit të MEK se rekordi i saj i gjatë i “rezistencës” nuk do të kishte qenë i mundur pa një mbështetje të gjerë brenda vendit, deklaron artikulli. “Kjo rezistencë, për më tepër, ka ardhur me një çmim jashtëzakonisht të lartë. Sipas zyrtarëve të MeK, rreth 120,000 anëtarë e mbështetës të grupit llogaritet të jenë vrarë nga regjimi iranian që nga viti 1979.”