Tregtarët e pazareve dhe pronarët e dyqaneve bëjnë grevë në Teheran e në dhjetëra qytete të tjera

435

Në përputhje me një thirrje të mëparshme, disa pjesë të mëdha të Pazarit të Madh të Teheranit si dhe pazaret në qytete të ndryshme të Iranit kanë qenë në grevë që sot në mëngjes, dhe pronarët e dyqaneve nuk kanë pranuar të hapin dyqanet e tyre.

Greva po bëhet pavarësisht masave të forta të marra nga forcat shtypëse që disa ditë më parë për ta parandaluar.

Në Teheran, tregjet e qilimave dhe të monedhave të arit, qendrat tregtare të Teheranit perëndimor, si dhe dyqanet në Bulevardin Kargar janë të mbyllura.

Deri në 10:30 të paradites, me orën e Teheranit, tregtarët e pazareve në dhjetëra qytete të tjera, përfshirë Mashhad, Tabriz, Kermanshah, Sanandaj, Zahedan, Orumieh (Urmia), Karaj, Gorgan, Zanjan, Arak, Baneh, Marivan, Saqqez, Paveh, Borazjan, Kazerun, Kenarak, Chabahar, Hirmand, Miandoab, Sardasht, Piranshahr, Iranshahr dhe Saravan, iu bashkuan grevës.

Tregtarët e pazareve, të cilët ngopur tashmë me shtypjen e tiraninë e regjimit, protestojnë kundër rritjes së kursit të këmbimit, çmimeve të larta të mallrave, inflacionit, rënies së paprecedent të punës në pazare, si dhe rritjes së nivelit të varfërisë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
8 tetor 2018