Thirrja e Znj. Maryam Rajavi për të mbështetur grevistët dhe për të marrë masa të menjëhershme për të liruar të arrestuarit
Të dielën, më 6 tetor, greva e fuqishme e mijëra shoferëve të kamionëve e automjeteve të rënda, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme, premtimeve mashtruese, aksioneve të regjimit për ta ndërprerë grevën, si dhe arrestimit të një numri të madh grevistësh, hyri në javën e tretë.
Vazhdimi i kësaj greve mbarëkombëtare, e cila është përhapur në 310 qytete nga 31 provinca, po ndodh ndërkohë që një numër i madh shoferësh janë arrestuar me akuza të tilla si “prishja e rrjedhës së transportit dhe provokimi i shoferëve për të bërë grevë.” Arrestimet janë bërë në provincat Teheran, Fars, Isfahan, Khorasan Razavi, Kordestan, Lorestan, Azerbaixhani Perëndimor, Zanjan dhe Qazvin, Alborz, Hamedan, Chaharmahal dhe Bakhtiari, Kermanshah, Kerman dhe Bushehr.
Kreu i gjykatës së provincës Fars ka shpallur arrestimin e 35 shoferëve, ndërsa kreu i gjykatës së Isfahanit ka shpallur arrestimin e 13 shoferëve. Komandanti i policisë së provincës Khorasan Razavi shpalli arrestimin e 77 njerëzve në rrugët e Khorasan Razavi, Izeh dhe Hamedan; komandanti i policisë së provincës Lorestan shpalli arrestimin e 12 “prishësve të rendit”, ndërsa media shtetërore ka raportuar arrestimin e 20 shoferëve protestues në provincën Alborz, 25 në provincën Qazvin, 12 në Kermanshah dhe 6 në Chaharmahal va Bakhtiari, 5 në Zanjan, dy në Kangan, tre shoferë në Bukan, tre në Teheran, dhe katër shoferë në Nahavand.
Prokurori kriminel i regjimit, Montazeri, i pati kërcënuar grevistët më 29 shtator me “ndëshkime të rënda dhe ekzekutime,” dhe mullah Larijani, ithtari kryesor i gjykatës së regjimit, tha më 1 tetor se ata që abuzojnë me kërkesat e shoferëve për të sabotuar sigurinë rrugore do të ndëshkoheshin rëndë.
Përpara kësaj, agjensia e lajmeve e Trupave të Gardës Revolucionare kishte thënë se “mbi 90 përqind e transportit të mallrave në vend bëhet përmes transportit rrugor,” dhe kishte shkruar: “Grupet opozitare po e shfrytëzojnë këtë kapacitet dhe po përpiqen të mos i lejojnë shoferët të ngarkohen e të udhëtojnë, në mënyrë që mallrat të mbeten në terminale e porte dhe të mos arrijnë tek njerëzit, duke krijuar kështu pakënaqësi në popull e duke dëmtuar ekonominë e vendit dhe sigurinë psikologjike të njerëzve “(Agjensia e lajmeve Fars, 27 shtator).
Agjentët e regjimit dërguan një numër trupash të gardës revolucionare dhe kriminelësh me veshje civile në terminalin Bandar Abbas, terminali më i rëndësishëm në vend, më 5 tetor, për të bërë sikur greva kishte mbaruar duke publikuar lajme të rreme. Por grevistët nxorën një filmim të terminalit, ku tregohej se greva vazhdonte dhe nuk po bëheshin ngarkesat.
Grevistët protestojnë ndaj mospërmbushjes së premtimeve të regjimit dhe përkeqësimit të jetesës, duke përfshirë tarifat e ulëta të ngarkimit, premiumet e larta të siguracioniit, kostot e larta logjistike, dhe zhvatjen nga regjimi nën pretekstin e taksave e komisioneve; bëjnë thirrje për tarifa më të larta, për të drejtat e kushteve të rënda të punës dhe për daljen në pension pas 25 vitesh shërbim; për quota të rritura të karburantit; eliminimin e ndërmjetësve; dhënien fund sjelljes shtypëse të policisë rrugore ndaj shoferëve, si dhe për zgjedhje të lira për të zgjedhur përfaqësuesit e shoferëve në unione. Ata thonë se çmimi i pjesëve të këmbimit është rritur me më shumë se 600 përqind, shpërndarja e gomave të makinave është e padrejtë, disa shoferë nuk kanë punuar për më shumë se 70 ditë për shkak të mungesës së gomave të makinave. Të ardhurat e shoferëve bazohen në rial, por çmimi i mallrave të prodhuara në Iran bazohet në dollarë. Pavarësisht taksave shumë të larta, rrugët nuk po restaurohen, gjë që e rrit edhe më shumë dëmin ndaj kamionëve. Mungesa e sigurisë rrugore është një nga problemet më të rëndësishme për shoferët, problem që nuk përfillet.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur shoferët e fismë grevistë dhe i ka bërë thirrje publikut të gjerë, sidomos të rinjve, që t’i mbështesin e të shprehin solidaritet me ta. Ajo i përshkroi arrestimet dhe masat represive kundër shoferëve si tregues të dobësisë së regjimit të mullahëve ndaj grevës së bashkukar të shoferëve të kamionëve, duke shtuar se klerikët sundues janë hajdutët më të mëdhenj në historinë e Iranit, të cilët as nuk duan, e as nuk munden t’u përgjigjen kërkesave legjitime të shoferëve grevistë. Znj. Rajavi i bëri thirrje të gjithë mbrojtësve të të drejtave të njeriut e të punëtorëve, si dhe unioneve të punëtorëve, që t’i mbështesin grevistët dhe të marrin masa të menjëhershme për të liruar të arrestuarit. Ajo tha se një regjim që kërcënon të ekzekutojë punëtorët e tij për shkak të një greve, duhet të refuzohet nga komuniteti ndërkombëtar.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
7 tetor 2018