Maryam Rajavi lavdëron tregtarët protestues të pazareve të Iranit

360

Sa kohë që mullahët të jenë në pushtet, çmimet e larta, rënia e ekonomisë dhe varfëria do të vazhdojnë; e vetmja zgjidhje është demokracia dhe sovraniteti i popullit

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka lavdëruar tregtarët e guximshëm të pazareve dhe pronarët e dyqaneve në Teheran, si dhe në dhjetëra qytete të tjera iraniane, të cilët janë në grevë kundër regjimit të korruptuar të mullahëve.

Ajo tha se greva e pazareve, e cila vjen menjëherë pas grevës së shoferëve punëtorë të kamionëve, tregon dëshirën e popullsisë së përgjithshme për ndryshim regjimi. Për sa kohë që mullahët kriminelë e të korruptuar të jenë në pushtet, çmimet e larta, rënia ekonomike dhe varfëria, si dhe rruga drejt shkatërrimit mjedisor do të vazhdojë; e vetmja zgjidhje ndaj kësaj krize kombëtare është themelimi i demokracisë dhe sundimit të popullit.

Që sot në mëngjes, në përputhje me një thirrje të mëparshme dhe pavarësisht masave shtypëse të marra nga regjimi, pjesë të mëdha të Pazarit të Madh të Teheranit si dhe pazaret në qytete të ndryshme, përfshirë Mashhad, Tabriz, Azarshahr, Maragheh, Isfahan, Shahreza, Mobarakeh, Orumieh (Urmia), Miandoab, Sardasht, Piranshahr, Shiraz, Kazerun, Zahedan, Kenarak, Hirmand, Chabahar, Iranshahr, Saravan, Sanandaj, Marivan, Baneh, Saqqez, Kermanshah, Paveh, Rasht, Gorgan, Turkeman, Arak, Karaj, Moghan, Borazjan, Bandar Gonaveh, Zanjan, Abhar, Nik Shahr dhe Rafsanjan, i janë bashkuar grevës.

Znj. Rajavi e ka përshkruar këtë grevë mbarëkombëtare nga tregtarët e pazareve dhe shoferët e kamionëve si një pjesë të kryengritjes së popullit, me qëllimin për të përmbysur regjimin dhe për të themeluar lirinë dhe drejtësinë shoqërore. Ajo tha se nën regjimin e mullahëve, pasuria e popullit iranian, e cila duhet të shpenzohet për përmirësime ekonomike e për prosperitetin e popullit, shpërdorohet për shtypje, eksport terrorizmi e luftëra të jashtme, dhe plaçkitet nga mullahët sundues.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
8 tetor 2018