Friday, September 13, 2024

Iran: Mashtrimi kriminal i regjimit lidhur me koronavirusin  shkakton ankth në publik, rritje në numrin e viktimave

Znj. Rajavi i bën thirrje Organizatës Botërore të Shëndetit që të dërgojë ekipe mbikëqyrëse dhe mjekësore në Iran

Regjimi i mullahëve, i cili deri tani e kishte mohuar përhapjen e koronavirusit në Iran, e pranoi për herë të parë sot vdekjen e dy të sëmurëve me koronavirus në qytetin Qom.

Autoritetet nuk pranojnë ta shpallin numrin e vërtetë të të prekurve dhe të të vdekurve nga virusi. Kjo ndërkohë që banorët e Qom thonë se numri i vdekjeve është 12 ndërsa numri i të prekurve nga virusi është mbi 200. Kjo fshehje kriminale e së vërtetës nga mullahët ka shkaktuar ankth në publik, përhapjen e virusit, dhe një rritje në numrin e viktimave

Kjo fshehje e së vërtetës ka si motiv parandalimin e një braktisjeje të mëtejshme të qendrave të votimit. Njerëzit në Qom thonë se shkaku kryesor i përhapjes së virusit janë udhëtimet rutinë për në Kinë, duke përfshirë udhëtimet e pakufizuara të klerikëve e studentëve kinezë të teologjisë të pajtuar nga regjimi. Sot, banorët e qytetit Qom kanë pritur në radha të gjata jashtë farmacive për të blerë maska.

Fluturimet e Mahan Air, që është në pronësi të IRGC-së,  drejt Kinës vazhdojnë. Sot, Eqtesad Online publikoi një dokument që vërteton se këto fluturime vazhdojnë.

Për të parandaluar mashtrimet e regjimit, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) që të dërgojë menjëherë në Iran skuadrat e saj mbikëqyrëse e mjekësore për të mos lejuar një rritje në numrin e viktimave të koronavirusit.

Znj. Rajavi theksoi gjithashtu se regjimi i mullahëve duhet t’i vërë të gjitha burimet mjekësore në dispozicion të mjekëve e infermierëve në qytete të ndryshme në mënyrë që t’u japë atyre mundësinë t’i trajtojnë dhe t’i shërojnë personat e prekur nga virusi.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

20 shkurt 2020