Saturday, July 27, 2024

Thirrje Urgjente për Veprim për t’u Shpëtuar Jetën Tre Protestuesve të Arrestuar që Pritet të Ekzekutohen

Maryam Rajavi i ka bërë thirrje vazhdimisht OKB-së që të dërgojë një mision të gjetjes së fakteve për të vizituar burgjet e regjimit iranian dhe të arrestuarit pas kryengritjes së nëntorit

Kryengritja në Iran – Nr 71

Rezistenca Iraniane i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, Këshillit të të Drejtave të Njeriut, dhe të gjitha organeve të tjera përkatëse të OKB-së, si dhe të gjitha organizatave të të drejtave njerëzore, që të marrin masa urgjente për t’u shpëtuar jetën tre protestuesve të arrestuar pas kryengritjes së nëntorit 2019.

Drejtësia e regjimit iranian i ka dënuar me vdekje Amirhossein Moradi, Mohammad Rajabi, dhe Saeed Tamjidi, të cilët janë arrestuar në Teheran pas kryengritjes së nëntorit të shkuar. Gjatë një gjyqi fals, gjykatësi famëkeq Abolqasem Salavati i dënoi këta tre persona me vdekje për akuzën e sajuar të Moharebeh (luftë kundër Zotit). Të tre ishin torturuar gjatë kohës në burg.

Regjimi anti-njerëzor i mullahëve, i tmerruar nga protestat dhe kryengritjet gjithnjë e më të mëdha popullore, po përpiqet ta frikësojë publikun duke dhënë dënime të tilla kriminale. Duke vënë në dukje se protestuesit e arrestuar pas kryengritjes së nëntorit janë në rrezik torture dhe ekzekutimi, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka bërë thirrje vazhdimisht OKB-së që të dërgojë një mision të gjetjes së fakteve për të vizituar burgjet e regjimit iranian dhe të arrestuarit pas kryengritjes së nëntorit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

29 shkurt 2020