Washington Times: Rezistenca e Rigjallëruar e Iranit, një Libër nga Prof. Ivan Sascha Sheehan

532

Libri: Rezistenca e Rigjallëruar e Iranit nga Prof. Sheehan në Washington Times

“Rezistenca e rigjallëruar e Iranit”, një libër i publikuar në fillim të këtij viti nga Profesor Ivan Sascha Sheehan, profesor në Universitetin e Baltimore dhe një nga akademikët kryesorë në fushën e politikës lidhur me Iranin, është prezantuar nga Washington Times në botimin e së enjtes.

Ky libër, i cili flet për vizitën e një delegacioni dypartiak në Ashraf 3 të Shqipërisë, ku banojnë mijëra anëtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), i referohet MEK-ut dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) si një forcë ndryshimi brenda Iranit dhe një alternativë e arsyeshme demokratike ndaj regjimit mesjetar iranian.

Kjo vizitë u bë në të njëjtën kohë me zhvillimin e tubimit të përvitshëm “Free Iran” të mbajtur nga NCRI dhe MEK në Ashraf 3, ku mori pjesë edhe presidentja e zgjedhur e NCRI-sëMaryam Rajavi.   

Ky libër diskrediton akuzimet e pavërteta të mediave perëndimore pro-paqësimit dhe apologjetëve të regjimit, akuzime të përsëritura të regjimit iranian që bëhen për ta njollosur alternativën e vetme të arsyeshme ndaj tij. Libri i shkruar nga Prof. Sheehan është mbështetur nga politikanë të spikatur amerikanë si Joseph Lieberman, ish-Senator amerikan, Guvernatori Tom Ridge, Sekretar i Parë i Sigurisë së Atdheut, Louis Freeh, ish-Drejtor i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Gjenerali James T. Conway, Komandanti i 34-t i Marinës Amerikane, dhe Marc Ginsberg, ish-Ambasador Amerikan në Marok, të cilët ishin mes qindra ekspertëve politikë që vizituan Ashraf 3 në qershor 2018.  

Tekstet që vijojnë janë fragmente nga ky libër të publikuara në Washington Times:  

“Ajo që pa delegacioni ynë ishte vërtet e jashtëzakonshme dhe thellësisht premtuese: Një lëvizje kohezive e një opozite politike, me një histori të gjatë lufte kundër fondamentalizmit dhe diktaturës, e udhëhequr nga një lidership i aftë femëror, me një platformë politike të mirë-përcaktuar, dhe me një rrjet të gjerë mbështetësish të pasionuar brenda Iranit dhe nëpër botë, me dëshirën e madhe për ta rrëzuar regjimin në Teheran nga brenda. Ishte si të shihje të ardhmen demokratike të Iranit.” 

“Patëm akses të lirë në Ashraf 3, duke përfshirë hapësirat dhe komoditetet e shumta të këtij komuniteti, si dhe mundësi të pakufizuara për t’u takuar me banorët e MEK. U takuam me njerëz të vërtetë me histori tërheqëse dhe aspirata të admirueshme për të ardhmen e Iranit dhe të botës.”  

“Konferenca pesë-ditore në këtë epiqendër të Rezistencës Iraniane i tregoi qartë aftësitë mbresëlënëse të opozitës: disiplinën, strukturën, dhe kohezionin e saj; aftësinë për të ndërtuar e krijuar një qytet në një tokë të thatë europiane;” 

“Një vendosmëri të paepur për ta përmbysur regjimin klerikal, dhe praninë në rritje të opozitës brenda vendit në formën e Njësive të Rezistencës. Zyrtarët amerikanë që vizituan Ashraf 3 në verën e 2019-ës mësuan se MEK është një organizatë shumë profesionale, e mirë-organizuar, e përkushtuar ndaj një lufte pa mbarim kundër regjimit, si dhe jashtëzakonisht e ditur për sa i përket historisë dhe politikës bashkëkohore të Iranit — duke përfshirë dinamikat e brendshme të vetë regjimit.” 

Ndaj regjimit iranian ka dalë në skenë një alternativë e vërtetë, demokratike dhe e arsyeshme në formën e MEK. Asnjë organizatë tjetër nuk e ka këtë lloj aftësie organizacionale, lidershipi, platforme politike, rrejti shoqëror, apo aftësie për t’i dalë ballë për ballë regjimit. MEK është ura drejt së ardhmes më të ndritshme të Iranit.