Saturday, July 27, 2024

Iran: Viktimat e Koronavirusit Shkojnë në Mbi 500

Iran: Përhapja e gjerë e koronavirusit, shtimi i viktimave mes iranianëve, dhe vazhdimi i mbajtjes së fshehtësisë nga ana e regjimit

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli sot se numri i vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 ka shkuar në mbi 500 deri mbrëmjen e sotme, e shtunë, 29 shkurt 2020. Ndërkohë, fashizmi fetar që sundon Iranin po bën gjithçka që mundet për ta parandaluar publikimin e numrit të vërtetë të viktimave.

Sipas këtyre raporteve, të paktën 150 viktima kanë vdekur në Qom, 100 në Teheran, 100 në provincën Mazandaran, 37 në Arak dhe Saveh, 37 në Isfahan, Homayounshahr dhe Najafabad, 24 në Kashan dhe 22 në Gilan. Gjithashtu, disa njerëz kanë vdekur edhe në Mashhad, Kermanshah, Karaj, Semnan, Bandar Abbas, Yazd, Ilam, Yasuj, Khorramabad, Neyshabour, dhe Hamada. E megjithatë, regjimi klerikal thotë se numri i vdekjeve është 43 dhe numri i të infektuarve nga virusi është 593.

Mbulimi kriminal i së vërtetës në fillim nga regjimi, me qëllimin për ta minimizuar impaktin e përhapjes së virusit në pjesëmarrjen e njerëzve në përvjetorin e revolucionit të 1979-ës më 11 shkurt dhe në maskaradën e zgjedhjeve më 21 shkurt, si dhe mos-marrja e masave parandaluese nga regjimi kanë rezultuar në pasoja katastrofike për viktimat. “Disa njerëz na këshilluan që t’i shtynim zgjedhjet në Qom. Ata këmbëngulnin për shtyrjen e zgjedhjeve në Qom, por si zyrtari në detyrë, unë nuk e pranova këtë gjë,” tha në një konferencë për shtyp Ministri i Brendshëm Abdolreza Rahmani Fazli më 23 shkurt. Ky është një pranim i qartë për një krim madhor kundër njerëzimit.

Ali Khamenei, Hassan Rouhani, dhe liderët e tjerë të regjimit, si dhe komandantët e IRGC-së janë përgjegjës për shpërthimin e paprecedent të COVID-19 dhe për vdekjen e qindra iranianëve. Ata duhet të vihen para drejtësisë për këtë krim kundër njerëzimit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

29 shkurt 2020