Raportet nga brenda Iranit thonë se gjendja shëndetësore e Nazanin Zaghari-t është përkeqësuar në burg. Ndërkohë, z. Richard Ratcliff ka nisur javën e tretë të grevës së urisë jashtë ambasadës së regjimit klerikal në Londër.
Grabitja dhe pengmarrja kanë qenë dy nga veglat kryesore të regjimit klerikal për t’i çuar përpara politikat e tij që nga fillimi.
Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit i bën thirrje edhe një herë Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut, si dhe mbrojtësve të tjerë të të drejtave njerëzore dhe të drejtave të grave, që ta dënojnë me vendosmëri grabitjen dhe pengmarrjen e kryer nga regjimi iranian. Komiteti bën thirrje gjithashtu për aksion urgjent për të liruar znj. Nazanin Zaghari.