Saturday, July 27, 2024

Thirrje OKB-së: Laureatët e Nobelit dënojnë ekzekutimet e kryera nga regjimi i Iranit. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi

E diel, 23 korrik 2017 

Një grup i laureatëve të Çmimit Nobel shprehën shqetësim të thellë lidhur me shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Iran.

21 laureatë nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania dhe Norvegjia botuan një letër duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterresto të përdorë postin e tij “nëpërmjet Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për të vëzhguar nga afër situatën e të drejtave të njeriut në Iran, për të nojftuar botën për shkeljet që ndodhin në atë vend dhe për të dënuar me forcë këto shkelje…” dhe “për ndalimin e menjëhershëm të arrestimeve, torturave dhe ekzekutimeve arbitrare. Autorët e ekzekutimeve të tilla duhet të mbajnë përgjegjësi.