Sunday, January 29, 2023

Ata që masakruan anëtarët e MEK / PMOI duhet të shpërblehen, thotë zyrtari i lartë iranian

E diel, 23 korrik 2017 

Ahmad Khatami, anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Asamblesë së Iranit, përdori Lutjen e të Premtes në Teheran për të shprehur zemërimin e tij mbi shtrirjen në rritje të lëvizjes së drejtësisë për masakrën e vitit 1988 dhe faktikisht bëri thirrje që t’u jepej medalje atyre që  ishin përfshirë në mizorinë e ekzekutimit të mbi 30,000 të burgosurve.

“Pastaj shohim disa njerëz, që në website-t e tyre, ndryshojnë vendin e dëshmorëve dhe të vrasësve. Ishte një lëvizje hyjnore e [themeluesit të regjimit iranian Ruhollah Khomeini] për të detyruar MEK-un [Organizatën Popullore të Moxhahedinëve të Iranit / PMOI] të ikte nga vendi. Të gjithë ata që vepruan bazuar në këto urdhra, duhet të shpërblehen me medalje … por, ata që në website-t e tyre kanë ndryshuar vendin e martirëve dhe të vrasësve, ata duhet të pendohen dhe të luten për falje “, tha ai.

Pak ditë më parë, ish-ministri i inteligjencës Ali Fallahian, i kërkuar nga sistemet gjyqësore zvicerane, gjermane dhe argjentinase përmes thirrjeve ndërkombëtare, gjithashtu shprehu shqetësimet e tij mbi lëvizjen e drejtësisë.

“Për sa i përket MEK-ut dhe të gjitha grupeve të tjera që janë mohareb [armiqësi kundër Perëndisë] … [Khomeini] urdhëroi … vendimi për të gjithë ata është ekzekutimi … [Khomeini] vazhdimisht theksonte që të hapni sytë që ata të mos iu ikin nga duart… [ Khomeini] do të thoshte gjithmonë që të jemi të kujdesshëm në këtë drejtim … para dhe pas çështjes së vitit 1988. Edhe nëse një gjykatës nuk i kishte dënuar me vdekje, ai kishte vepruar gabim, “tha ai.

“… Unë dua të bëj predikimin tim të parë, dhe është tubimi i [MEK-ut] në Francë … fakti që ata janë të lejuar të mbajnë një tubim është një mbështetje praktike për terrorizmin …”, tha ai në Lutjen e të Premtes në Teheran.

Ish-ministri i inteligjencës Ali Fallahian, zyrtar kryesor i përfshirë në vrasjet zinxhir të viteve 1990 në Iran, i referohet më tej shtrirjes së masakrës së MEK-ut të vitit 1988.

” Ishte urdhri [i Khomeinit] … këta njerëz gjithmonë duhet të ekzekutohen, para dhe pas rastit të vitit 1988. [Khomeini] do të thoshte vazhdimisht që të jeni të kujdesshëm që ata të mos iu ikin nga duart…. Ai do të thoshte se duhet të veprojmë bazuar në detyrat tona fetare dhe të mos presim që historia të na gjykojë, “tha ai. Fallahian gjithashtu pranoi se shumë prej atyre që u arrestuan në vitet e para pas revolucionit të vitit 1979 thjesht shisnin gazeta, ose siguronin ushqim dhe nevojave të tjera për MEK-un.

Këto vërejtje të tmerrshme janë vetëm maja e ajzbergut e korit të çmendur të nisur nga Udhëheqësi Suprem i Iranit Ali Khamenei për të justifikuar masakrën e vitit 1988, sidomos pas dështimit të tij në manovrat e zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe përpjekjet që kandidati i tij, kleriku konservator Ebrahim Raisi, i njohur për rolin e tij të drejtpërdrejtë në masakrën e vitit 1988, të zëvendësonte në detyrë Hassan Rouhanin.