E hënë, 24 korrik 2017
NCRI – Duke iu referuar vërejtjeve të ish-Ministrit të Inteligjencës të regjimit iranian Ali Fallahiani, i cili rrëfeu në një intervistë të fundit televizive në pjesë të krimeve të regjimit gjatë viteve ’80 duke përfshirë masakrën e vitit 1988, i burgosuri politik Ali Moezzi ka shkruar një letër të titulluar ‘ Rrëfime të pashmangshme të një ekzekutuesi ‘ndaj popullit iranian, duke thënë:
“Siç është vënë në dukje në intervistën e Fallahian-it dhe gjithashtu e përmendur më parë nga Ahmed Khomeini, të gjithë ata që mbështetën PMOI-në në vitet ’80, duke përfshirë të miturit, të rriturit, adoleshentët, gratë shtatzëna dhe ata që lexonin gazetat e PMOI-t ose madje u blinin bukë, iu nënshtruan ekzekutimit. Fakti është, megjithatë, se para se të flitej për shtëpitë e sigurta të PMOI-t ose për ata që iu blinin bukë, regjimi kishte shpallur luftë kundër tyre, duke sulmuar zyrat e PMOI-t dhe tubimet e tyre duke thirrur “asnjë parti tjetër, veç Hezbollah-ut, asnjë udhëheqës tjetër veç Rouhollah Khomeini-t) “.
Pastaj vazhdoi me rrahjen e gazetashitësve. Dhe gjashtë muaj pas revolucionit, nisi vrasja e mbështetësve të PMOI, në mënyrë që deri më 19 qershor 1981 numri i të vrarëve arriti në 60-70, ndërkohë që askush nuk dukej se ishte përgjegjës.
Dhe më 19 qershor 1981, regjimi shpalli luftë zyrtare dhe të gjithanshme kundër PMOI-t duke autorizuar agjentët e tij të qëllonin të dyshuarit dhe t’i ekzekutonin ata brenda 24 orëve pas arrestimit të tyre, ose siç u shpreh nga Mousavi Tabrizi, gjykatësi i atëhershëm i të ashtuquajturave Gjykata Revolucionare, që ‘t’i vrisnin plotësisht ‘ të plagosurit në shtretërit e spitaleve, pavarësisht faktit se PMOI nuk kishte bërë asgjë të paligjshme deri atëherë. Kështu, regjimi ogurzi filloi një luftë civile, e cila në thelb ishte një luftë kundër popullit iranian, në mënyrë që të shkatërronte plotësisht gjeneratat e ardhshme të vendit, siç mund të shihej qartë. Ashtu si ka thënë Fallahian-i, kushdo që blen madje edhe bukë për njerëzit e PMOI është subjekt i ekzekutimit …
… Tani, le të kthehemi në epokën e tanishme nga vitet ’80; epoka kur bashkatdhetarët tanë Moxhahed, njerëzit më të pastër të vendit, u vunë në shënjestër të sulmeve tokësore dhe ajrore në kampin Ashraf dhe atë të Lirisë, ndërsa ishin të paarmatosur dhe të pambrojtur, iu bllokohej ushqimi dhe ndihma mjekësore dhe një numër i madh u vranë brutalisht ose u rrëmbyen. Dhe po kështu këtu brenda burgjeve të regjimit, u varën në 2014 pa asnjë njeri në këtë botë që të mbajë përgjegjësi për këtë! Megjithatë, ne jemi të nderuar të blejmë bukë për Moxhahedinët dhe bijtë e vërtetë të këtij kombi dhe për të sakrifikuar jetën tonë për ta, pasi ne besojmë se ata do të vazhdojnë të jenë ndërsa armiqtë e popullit nuk kanë të ardhme.