Thursday, March 28, 2024

Thirrja e Maryam Rajavit për kryengritjen dhe pranimi i frikshëm i zyrtarit të regjimit të Iranit i rolit udhëheqës të PMOI / MEK

NCRI – Të hënën më 1 janar 2017. Mohammad Ali Asoudi, këshilltar i lartë i përfaqësuesit të Khameneit në Korpusin e Gardës Revolucionare (IRGC), në një intervistë me agjencinë shtetërore  të shtypit “Daneshjou” deklaroi:

“Lidhur me trazirat dhe ngjarjet e kohëve të fundit në disa qytete të vendit … ata që kanë kërkesa të drejta, nuk duhet të dalin rrugëve, pasi në këto tubime po abuzohet dhe disa kryengritës po shkatërrojnë pronën publike!”

Komandanti i IRGC-së më tej shtoi: “Përsa i përket pranisë së anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit në këto trazira, është e dukshme se kur Maryam Rajavi zyrtarisht dërgon një mesazh dhe i bën thirrje të gjithëve për të marrë pjesë, është e qartë se ata, anëtarët dhe përkrahësit e (PMOI / MEK) janë në radhën e parë.