Wednesday, February 1, 2023

Partia e Progresit e Norvegjisë dënon sulmet e regjimit iranian ndaj protestuesve në Iran

 “Partia Progres dënon sulmet e regjimit iranian ndaj protestuesve në Iran. Regjimi terrorist në Iran edhe një herë zbulon fytyrën e tij të neveritshme duke sulmuar demonstruesit paqësorë që po kërkojnë të drejtat e tyre themelore “, thuhet në një deklaratë të partisë.

“Regjimi islamik ka shkelur çdo dispozitë të të drejtave të njeriut dhe ka kryer mizori kundër popullit dhe njerëzimit që prej ardhjes në pushtet në vitin 1979. Ky regjim nuk ka asnjë të drejtë legjitime për të ekzistuar dhe populli iranian për një kohë të gjatë ka vuajtur privimin nga të drejtat e tij themelore të lirisë së fjalës, lirisë së fesë, barazisë gjinore dhe të drejtën për të jetuar lirisht. Bota duhet t’u tregojë atyre që luftojnë për liri, drejtësi dhe të drejtat themelore të njeriut në Iran, se kanë përkrahjen dhe mbështetjen tonë “.

“Keshvari [Anëtar i Parlamentit Norvegjez] beson se dialogu me regjimin ka qenë një politikë e gabuar. Ajo ka legjitimuar regjimin në Teheran. Dialogu dhe ndërveprimi janë pozitiv dhe të nevojshëm nëse çojnë në ndryshime reale. Sidoqoftë, regjimi terrorist në Iran nuk mund të ndryshojë për shkak të natyrës së tij islamike totalitare. Prandaj, asnjë dialog apo ndërveprim me regjimin nuk ka pasur ndonjë efekt pozitiv në situatën e tmerrshme të të drejtave të njeriut në vend. Kjo është arsyeja pse asnjë nga kufizimet e vendosura ndaj vendit të bazuara në historikun e tij të të drejtave të njeriut nuk është ndryshuar. “