TEHERAN, Iran 24 Qershor, 2018.Njerëzit Mblidhen në Protestë Kundër Rritjes së Paprecedent të Kursit të Këmbimit të Dollarit

414

Të dielën, 24 qershor, 2018, populli i Teheranit protestoi kundër rritjes së paprecedent dhe të pakuptimtë në kursin e këmbimit të dollarit.

Protestuesit i organizuan këto demonstrata në pazarin e Charsotrahan dhe në qendrën tregtare Aladdin (Qendra e Madhe e Shitjes së Celularëve), si dhe në rrugët Kryqëzimi i Stambollit dhe Ferdowsi, poshtë rrugës Saadi, tek kryqëzimi i Republikës.

Ata thërrisnin: Lëreni Sirinë, mendoni për ne, Pa frikë, pa frikë, jemi të gjithë bashkë, Grevë, greva do të vazhdojë çdo ditë, “Dollari (për dhjetë mijë tomanë), nuk e duam, nuk e duam”.

Protestuesit bënë thirrje edhe për një grevë totale duke thirrur “grevë grevë”.