Mbështetje Ndërkombëtare për NCRI dhe Tubimin Irani i Lirë më 30 Qershor

399

Shumica e parlamentarëve të San Marinos, të cilët janë në përbërje të qeverisë së këtij vendi, ditët e fundit kanë deklaruar solidaritetin e tyre me popullin e Iranit, i cili me protestat e tij të vazhdueshme po kërkon rrëzimin e regjimit sundues, themelimin e lirisë në vend, si dhe paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë të shkruar, anëtarët e parlamentit të San Marinos kanë shprehur mbështetjen e tyre edhe për tubimin e ardhshëm “Irani i Lirë” të NCRI i cili do të mbahet në Paris më 30 qershor; si dhe për planin me 10 pika të kryetares së këtij këshilli, Maryam Rajavi; parlamentarët kanë kërkuar gjithashtu që Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) të njihet zyrtarisht si një Alternativë ndaj regjimit aktual të Iranit.

Midis nënshkruesve të deklaratës ishin 3 kryetarë aktualë dhe 2 ish-kryetarë të parlamentit (në të cilin konsiston pjesa më e madhe e qeverisë), kreu i Këshillit të  San Marinos në Europë, si dhe sekretari i Partisë së Majtë Social Demokrate.