Saturday, July 27, 2024

Amnesty International kërkon lirimin e menjëhershëm të Soheil Arabi

 NCRI – Amnesty International shpreh shqetësim për të burgosurin politik, Soheil Arabi, i cili ka vazhduar grevën e urisë për 38 ditë. Kjo organizatë kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të burgosurit politik, si dhe të drejtën e tij për kujdesin e plotë mjekësor.

Soheil Arabi filloi grevën e tij të lëngjeve 9 ditë më pare, pasi kishte qenë tashmë në grevë urie për 30 ditë. Në ditën e 8-të të grevës së tij të lëngjeve, Soheil Arabi regjistroi një skedar audio në burgun e Evin dhe shpjegoi gjendjen e tij kritike, duke bërë të ditur se autoritetet nuk i kanë kushtuar vëmendje kërkesave të tij ligjore.