Saturday, July 27, 2024

Fushatë masive e të rinjve dhe mbështetësve të PMOI dhe rezistencës iraniane në mbarë Iranin në mbështetje të tubimit të madh të Rezistencës në Paris

E mërkurë, 28 qershor 2017 20:51

 

 Tubim i madh i Rezistencës – Nr. 1

Ndërsa i afrohemi tubimit të madh të Rezistencës në Paris, në rajone të ndryshme të Teheranit dhe qytete të mëdha po kryhen aktivitete të shumta nga mbështetësit e PMOI dhe Rezistenca iraniane, si shkrimi i sloganeve, instalimi i fotografive dhe posterave, shpërndarja e fletëpalosjeve dhe broshurave në mbështetje të tubimit…

 Janë instaluar  dhe shpërndarë anembanë fotografi të udhëheqësit të rezistencës iraniane, Massoud Rajavi dhe të presidentes së zgjedhur të rezistencës iraniane, zonjës Maryam Rajavi, si dhe plani i 10-pikësh i zonjës Rajavi për të ardhmen e Iranit.

Fushata masive e të rinjve dhe mbështetësve të PMOI dhe Rezistencës iraniane në mbështetje të tubimit të madh të Rezistencës të 1 korrikut në Paris, i cili filloi disa javë më parë, ka marrë dimensione më të gjera në ditët e fundit.

Këto aktivitete, të cilat janë në vazhdën e fushatës masive të Rezistencës për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale të regjimit të mullahëve, theksojnë faktin se ky regjim dhe të gjitha bandat e tij nuk kanë asnjë legjitimitet dhe se tubimi i 1 korrikut përfaqëson vullnetin e popullit të Iranit. Ky tubim është vazhdimi i fushatës për kërkimin e drejtësisë për masakrën e dëshmorëve të vitit 1988 dhe fushatës për të bojkotuar zgjedhjet, e cila me lemën “jo xhelati, jo mashtruesi, vota ime është për të përmbysur”, bëri që manovrat e Khameneit të mos arrinin t’i jepnin një post Ebrahimin Reiesi-n.