Sulm në Shtëpitë e Përfaqësuesve të Punëtorëve të Çelikut të Ahvazit dhe Arrestimi i 11 prej Tyre

442

 Dita e 38-të e protestave dhe grevës së punëtorëve- Thirrje për lirimin e menjëhershëm të punëtorëve të arrestuar

Agjentët e inteligjencës dhe sigurisë të regjimit klerikal sulmuan shtëpitë e përfaqësuesve të punëtorëve të Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut të Ahvazit mbrëmjen e së dielës, më 16 dhjetor, dhe arrestuan 11 prej tyre.

Njësitë speciale të Forcave të Sigurisë së Shtetit dhe forca të tjera represive, si dhe topa uji ishin vendosur përpara zyrës së guvernatorit, gjykatës dhe në vende të tjera delikate në Ahvaz mëngjesin e së hënës për të parandaluar vazhdimin e protestës së punëtorëve e për t’i detyruar që t’i japin fund grevës.

Por punëtorët e guximshëm të fabrikës së Çelikut në Ahvaz i shpërfillën masat represive dhe vazhduan me grevën e tyre për të 38-ën ditë. Ata protestuan në rrugët qendrore të Ahvazit ndërkohë që shtresa të tjera të qytetit shprehnin mbështetjen e tyre. Në një deklaratë, punëtorët paralajmëruan për masat represive dhe bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

Protestuesit thërrisnin: “Punëtorë të burgosur, ne ju mbështesim” dhe “Punëtorët e burgosur duhet të lirohen.” Unioni i Shoferëve të Autobusëve të Teheranit e Rrethinave, në një deklaratë, dënoi fuqishëm arrestimin e punëtorëve të Ahvaz-it dhe bëri thirrje për lirimin e tyre.

Rezistenca Iraniane dënon fuqishëm sulmin në shtëpitë e punëtorëve që kanë protestuar për të drejtat e tyre më themelore. Ajo u bën thirrje gjithë punëtorëve, studentëve dhe rinisë, sidomos atyre në Ahvaz e në Provincën Khuzestan, që të shprehin mbështetje për grevistët e Çelikut të Ahvazit si dhe t’i bashkohen atyre. Rezistenca Iraniane u bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e të punëtorëve, si dhe unioneve e shoqatave të punëtorëve në të gjitha shtetet që të shprehin mbështetje për punëtorët grevistë në Iran dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të gjithë punëtorëve të arrestuar.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
17 Dhjetor 2018