ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E OKB-SË MIRATON REZOLUTËN E 65-TË E CILA CENSURON ABUZIMET E TË DREJTAVE NË IRAN

375

Maryam Rajavi: Referimi i krimeve të regjimit, sidomos i masakrës së 1988-ës, tek Këshilli i Sigurisë i OKB-së, është e drejta e popullit iranian dhe një kusht paraprak për paqen.

Imuniteti i kriminelëve që mbajnë disa nga pozicionet më të larta qeveritare, e ka siguruar regjimin që krimet e tij në pjesë të tjera të botës do të mbeten gjithashtu pa përgjigje.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, e ka mirëpritur miratimin e rezolutës së 65-të të OKB-së, e cila dënon shkeljet sistematike e të rënda të të drejtave të njeriut në Iran.

Ajo tha se miratimi i kësaj rezolute “konfirmoi edhe një herë faktin që regjimi i shkel në mënyrë flagrante të drejtat më themelore të popullit iranian në të gjitha sferat politike, shoqërore dhe ekonomike.” “Regjimi iranian nuk është aspak kongruent me shekullin e 21-të dhe duhet të izolohet nga komuniteti botëror,” vuri në dukje Znj. Rajavi.

Rezoluta e OKB-së thekson “shpeshtësinë alarmante” të përdorimit të dënimit me vdekje, madje edhe ndaj minorenëve, “përdorimin e gjerë e sistematik të burgosjes arbitrare,” kushtet e këqija në burgje, “mohimin e qëllimshëm që i bëhet aksesit të të burgosurve ndaj trajtimit të duhur mjekësor,” dhe “rastet e vdekjeve të dyshimta në burg.”

Znj. Rajavi përsëriti, “Ndonëse rezoluta nuk adreson shumë aspekte të krimeve çnjerëzore të kryera nga fashizmi fetar i Iranit, ajo nuk lë asnjë dyshim se ky regjim është shkelësi më brutal e agresiv i të drejtave të njeriut në botën e sotme. Mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar kundër krimeve të këtij regjimi e ka trimëruar atë që të vashdojë me këto krime, shembulli më i fundit i të cilave ka qenë sulmet barbare mbi banesat e punëtorëve të Çelikut në Ahvaz dhe arrestimi i dhjetëra personave që kërkojnë të drejtat e tyre minimale.”

Ajo shtoi, “Mosndëshkimi i fajtorëve të masakrës së të burgosurve politikë në vitin 1988, një nga shembujt më të dukshëm të krimeve kundër njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore, ka luajtur një rol të madh në nxitjen e regjimit për të vazhduar me krimet e tij kundër njerëzimit. Në veçanti, udhëheqësit e regjimit ose janë të përfshirë direkt, ose vazhdojnë ta mbrojnë këtë krim të tmerrshëm dhe nuk lejojnë zbardhjen e detajeve si emrat e viktimave apo vendi i varrosjes të tyre.”

                                                   

“Imuniteti i udhëheqësve të regjimit jo vetëm që ka çuar në më shumë shkelje brutale të të drejtave njerëzore, por i ka siguruar ata që krimet e tyre në pjesë të tjera të botës do të mbeten gjithashtu pa përgjigje. Kjo ka çuar në zgjerimin e sjelljes luftarake të regjimit, fondamentalizmit e terrorizmit të tij në rajon dhe në botë,” theksoi Znj. Rajavi.

Znj. Rajavi konkludoi duke thënë, “Për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtar duhet të hetojë krimet e këtij regjimi, sidomos masakrën e 1988-ës, dhe t’ia referojë dosjen e këtyre krimeve Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Ali Khamenei, Hassan Rouhani dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës për këto krime duhet të sillen përpara drejtësisë. Kjo nuk është vetëm e drejta e popullit iranian, por edhe një kusht paraprak për paqen dhe luftën kundër terrorizmit.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

17 Dhjetor 2018