Arrestimi i përfaqësuesve të punëtorëve e protestuesve të Çelikut të Ahvazit, i cili nisi mesnatën e shkuar (të dielën, 16 dhjetor), vazhdoi të hënën, më 17 dhjetor. Numri i të arrestuarve ka arritur në dhjetëra, dhe deri tani janë publikuar emrat e 31 prej tyre.
Në të njëjtën kohë, regjimi i mullahëve kishte pozicionuar forca represive nga Ministria e Inteligjencës, policinë kundër rebelimit dhe forca të lidhura me IRGC-në dhe inteligjencën e IRGC-së në vende të ndryshme në Ahvaz për të parandaluar vazhdimin e protestave të punëtorëve. Megjithatë, punëtorët, pavarësisht faktit se ishin të rrethuar nga forca shtypëse në disa vende, vazhduan të bënin demonstratë me slogane të tilla si: “Punëtorët e burgosur duhet të lirohen”.
Punëtorët, të kërcënuar nga forcat represive, thanë se do t’i vazhdonin demonstratat deri në lirimin e të arrestuarve dhe në plotësimin e kërkesave të tyre.
Punëtorë nga pjesë të ndryshme të Iranit, duke përfshirë sindikatën e punëtorëve të Kompanisë së Autobusëve të Teheranit dhe shoferë kamionësh në pjesë të ndryshme të Iranit, shprehën solidaritet me punëtorërt e Ahvazit dhe bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve.
Duke përshëndetur punëtorët e guximshëm e të paepur të Ahvazit, Rezistenca Iraniane i ka përshkruar arrestimet brutale e masive natën e së dielës dhe të hënën si një tregues të irritimit të fashizmit fetar përballë grevave e protestave të punëtorëve, dhe u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve, të rinjve e studentëve, sidomos atyre në Ahvaz e Khuzestan, që të mbështesin grevistët e Ahvazit. Rezistenca u ka bërë thirrje gjithashtu edhe mbrojtësve të të drejtave njerëzore e të drejtave të punëtorëve, si dhe unioneve e sindikatave të punëtorëve në shtete të ndryshme që të mbështesin punëtorët grevistë të cilët po protestojnë për të drejtat e tyre bazë, dhe që të marrin masat e nevojshme për lirimin e të arrestuarve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
17 Dhjetor 2018