Saturday, July 27, 2024

Sportistët Kombëtarë të Iranit Bojkotojnë Farsën e Zgjedhjeve Parlamentare

Moslem Eskandar Filabi, ish-kampion iranian në mundje së bashku me sportistë të tjerë kombëtarë bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 19 shkurt 2020.

Në një deklaratë, sportistë e kampionë kombëtarë iranianë, si Moslem EskandarFilabi, ish kampion iranian në mundje, fitues i 17 medaljeve dhe kryetar i Komitetit të Sportit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), kanë bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve false parlamentare të regjimit iranian që do të mbahen më 21 shkurt. Deklarata lexon si më poshtë:

  

Për çlirimin e Iranit 

Për sovranitet popullor dhe shkatërrimin e fashizmit fetar 

Vota jonë është për përmbysjen! 

Drejtuar popullit të guximshëm e të ngritur në protestë të Iranit 

Bojkotimi i zgjedhjeve false parlamentare të regjimit iranian është një detyrë kombëtare dhe patriotike për të gjithë iranianët, atletët e sport-dashësit. Është gjithashtu një shenjë solidariteti dhe homazh për gjakun e mbi 1500 të rinjve e të rejave, martirë të protestave të Iranit në nëntor 2019; dhe për gjakun e mbi 120 mijë martirëve e për ata qindra mijëra njerëz që janë arrestuar, torturuar dhe kanë sakrifikuar jetën e tyre për një Iran të lirë dhe për përmbysjen e regjimit iranian.  

Për të patur një Iran të lirë dhe për të realizuar idealet e qëllimet e kombit të madh iranian dhe të martirëve të tij të panumërt, veçanërisht heronjve e sportistëve të mëdhenj kombëtarë si Habib Khabiri, kapiten i ekipit kombëtar iranian të futbollit, Houshang Montazerolzour, kampion iranian i mundjes në lojrat olimpike të 1979-ës, Forouzan Abdi, anëtare e ekipit kombëtar iranian të volejbollit të grave, Hamid Etrati Koshali, anëtar i ekipit kombëtar iranian të futbollit, Shahla Shahdoust, anëtare e ekipit kombëtar të ping-pongut, Samad Montazeri, kampion iranian i peshëngritjes, Mahshid Razaghi, anëtar i ekipit kombëtar iranian të të rinjve dhe Javad Nasiri, kampion iranian në skermë, ne e bojkotojmë farsën e zgjedhjeve të regjimit të mullahëve dhe vota jonë është për përmbysjen e regjimit.  

 

Lista e Nënshkruesve:  

  1. Moslem Eskandar Filabi, ish-kampion iranian në mundje dhe fitues i 17 medaljeve, mbajtës i shiritit të heroit kombëtar iranian, dhe kryetar i Komitetit të Sportit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) 
  2. Mohammed Ghorbani, ish-kampion botëror në mundje 
  3. Bahram Mavedat, ish-anëtar i ekipit kombëtar të futbollit 
  4. Asghar Adibi, ish-anëtar i ekipit kombëtar të futbollit 
  5. Hassan NayebAgha, ish-anëtar i ekipit kombëtar të futbollit
  6. Abbas NovinRoozgar, ish-anëtar i ekipit kombëtar të futbollit
  7. Kazem Ghulami, fitues i vendit të dytë në kampionatin ndërkombëtar të mundjes
  8. Manouchehr Arastoopoor, fitues i vendit të dytë në kampionatin Ndërkombëtar të Lundrimit
  9. Saeed Ipakchi, ish-anëtar i ekipit kombëtar të Iranit 
  10. Firoozeh Ojagh, ish-anëtare e ekipit iranian të basketbollit të grave 
  11. Mohammad Behroozi, ish-arbitër zyrtar i Federatës së Futbollit
  12. Golpar Parvarde, fituese e medaljes së argjendtë në Europë në gjimnastikë 
  13. Majid Moshtari, ish-anëtar i ekipit kombëtar të futbollit 
  14. Mohammad Azadan, ish-anëtar i ekipit kombëtar të futbollit
  15. Ali Sajjadi, ish-futbollist në Klubin Homa 
  16. Mohammad Yousefali, ish-anëtar i ekipit kombëtar të futbollit të të rinjve