18 shkurt: Lajmet e Fundit
Protestat në IRAN:
Ndërpritet elektriciteti në dhjetëra qytete nga frika e protestave të reja në iran
Sipas lajmeve të publikuara në mediat sociale, regjimi iranian e ka ndërprerë elektricitetin në shumë qytete e provinca në mënyrë që të parandalojë përhapjen e njoftimeve për protesta e tubime me rastin e të dyzetave të viktimave të avionit ukrainas që u rrëzua nga IRGC më 8 janar 2020.
Autoritetet e regjimit pretendojnë se ndërprerja e energjisë është bërë për shkak të mungesës së lëndës djegëse në centralin elektrik.
Sipas burimeve të MEK në Iran, ka patur thirrje për tubime me rastin e ditës përkujtimore të 40-të të vdekjes së pasagjerëve dhe stafit të avionit ukrainas. Avioni i Ukraine International Airlines (UIA) u rrëzua pak pas ngritjes në fluturim nga kryeqyteti iranian Teheran më 8 janar, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë njerëzve që ishin në bord, 176 pasagjerë dhe anëtarë të stafit. Fillimisht regjimi iranian e mohoi rolin e tij në rrëzimin e aeroplanit, por pas daljes së provave në mediat sociale, ai e pranoi se IRGC e kishte qëlluar avionin. Regjimi iranian ende nuk pranon t’i dorëzojë kutitë e zeza të avionit, gjë që ka ngritur shqetësime se rrëzimi i avionit mund të ketë qenë, në fakt, i qëllimshëm.
Të rinjtë iranianë grisin posterat reklamues të kandidatëve të regjimit
Sipas Iran News Wire, iranianët e zemëruar e të rinjtë e guximshëm po i grisin çdo ditë posterat reklamues të kandidatëve të zgjedhjeve parlamentare të regjimit. Më 17 shkurt 2020, të rinjtë e rebeluar grisën dhe dogjën posterat reklamues të zgjedhjeve false në qytetet veri-lindore Saqqez dhe Miandoab.
FATF mbetet problem për regjimin iranian
Më 17 shkurt, e përditshmja Hamshahri shkroi se çështja e FATF mbetet e pazgjidhur në vend. Kjo gazetë shtetërore shtoi se pesë bilion dollarë janë bllokuar në bankën qendrore të Irakut dhe regjimi iranian nuk mund t’i transferojë ato në Iran. Sipas Hamshahri, për shkak të FATF, dhe jo të sanksioneve amerikane, Iraku nuk mund të paguajë për gazin që ka blerë nga Irani.
mospërfillja e regjimit për shëndetin e popullit
Dje mediat sociale raportuan se IRGC dhe entitete të lidhura me të janë përgjegjëse për futjen e koronavirusit në Iran. Duke shpërfillur shëndetin e iranianëve dhe pavarësisht lajmeve që konfirmojnë se koronavirusi ka prekur pacientë në Iran, IRGC terroriste vazhdon të kryejë fluturime drejt Kinës dhe nga Kina. Një anëtar i nënkomitetit të shëndetit në parlamentin e Iranit e ka pranuar se nuk ka kufizime lidhur me udhëtimet nga Kina në Iran.
Vlen të përmendet fakti që zyrtarët kinezë kanë konfirmuar së fundmi se ka patur një mutacion dramatik tek viktimat e koronavirusit.
regjimi iranian ofron ndihmë për qeverinë PRO-HEZBOLLAH të libanit, ndërkohë që ekonomia në iran është përtokë
Ministria e Kooperativave, Punës, dhe Mirëqenies Sociale: U bëj thirrje të gjithë prodhuesve që ta ruajnë fuqinë punëtore ku të munden, edhe pse me pagë të ulët, shkruan e përditshmja shtetërore “Iran”.
“Fondi i sigurimit i papunësisë ka tani një defiçit prej 2 bilion dollarësh. Nuk jemi në pozita të mira për sa i përket pagesave të punëtorëve. Numri i të papunëve po rritet, pasi kemi mbuluar afërsisht 93,000 të papunë në periudhën 2000-2001, ndërsa në 2019-ën, mbulimi i sigurimit të papunësisë ka shkuar në 250,000. Agjencia e Sigurimeve Shoqërore mezi arrin të paguajë 3.3 milion pensionistë në muaj.” Ministri citohet duke e pranuar falimentimin e ekonomisë së regjimit. Gazeta raporton gjithashtu se, kur regjimi ia prezantoi buxhetin parlamentit, ky buxhet shkonte në 470 trilion Toman, të cilat fillimisht u reduktuan në 407 trilion Toman, ndërsa sot, buxheti i shtetit ka shkuar në 301 trilion Toman, që do të thotë se buxheti financiar shtetëror po përballet me një defiçit prej 170 trilion Toman këtë vit.
Kjo ndërkohë që kryetari i parlamentit të regjimit iranian, Ali Larijani, ofron ndihma të tjera për qeverinë pro-Hezbollah në Liban. Reuters raportoi dje se “Kryetari i parlamentit të Iranit, Ali Larijani, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për ta ndihmuar ekonominë në krizë të Libanit, tha zyra e presidentit libanez pas takimit të këtyre dy zyrtarëve të hënën.”