E martë, 27 shtator 2016
NCRI – Të shtunën, 24 shtator, në sheshin e Brandenburgut, në Berlin, u mbajt një tubim nga Komuniteti i të Dëbuarve iranianë, gjatë së cilit folën përfaqësuesi dhe disa anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Gjermani.
Pjesëmarrësit në këtë tubim, i cili përkoi me rihapjen e shkollave në Iran, ndëra i bënin homazh të tridhjetë mijë të burgosurve të masakruar në vitin 1988, shumica e të cilëve ishin nxënës dhe mësues, theksuan kërkesat kryesore të lëvizjes për kërkimin e drejtësisë, të shpallur nga znj Rajavi ,
Demonstruesit shpallën: “Kjo lëvizje do të vazhdojë deri sa të arrijë qëllimin e saj final, përkatësisht përmbysjen e regjimit iranian dhe vënien e të gjithë autorëve të kësaj masakre tronditëse para gjyqit.”
Pjesëmarrësit në tubim po ashtu i kërkuan qeverisë gjermane dhe Angela Merkelit që të shmangë bërjen e ftesave dhe pritjen e presidentit të regjimit iranian “Hassan Rouhani” pasi ai është një nga udhëheqësit e regjimit, i cili që prej marrjes së pushtetit, ka marrë pjesë në të gjitha krimet regjimit.
Pas shpalljes së programit, “Masoumeh Boloorchi”, përfaqësuesja e NCRI në Gjermani, mbajti fjalimin e saj ku tha: “Fillojmë demonstratën e sotme me përshëndetje për të gjitha vajzat dhe djemtë studentë dhe të gjithë mësuesit luftarakë që i thanë ‘JO’ regjimit të Vilayat -e-faqih (qeverisjes së juristit islam). Ata i dhanë një mësim të lirisë të gjithë brezave, duke sakrifikuar jetën për idealin e tyre, “lirinë “
Nëpërmjet këtij tubimi shpallim se Rouhani nuk është përfaqësues i popullit iranian, por përfaqësuesi i ekzekutuesve që po sundojnë në Iran.
I kërkojmë qeverinë gjermane që marrëdhëniet e saj me Iranin të jenë të kushtëzuara me ndalimin e ekzekutimeve në Iran dhe me lirimin e të burgosurve politikë, dhe që Gjermania të respektojë luftën e popullit iranian për të përmbysur këtë regjim dhe për të arritur lirinë.