E martë, 27 September 2016
Regjimi çnjerëzor i mullahëve në një akt kriminal tronditës më 11 shtator vari 17 të burgosur në mënyrë kolektive në burgun Vakilabad në Mashhad. 400 të burgosur të tjerë janë në rradhën e vdekjes në burg.
Nga 13 deri më 24 shtator, u varën 19 të burgosur në burgjet e Shirazit, Gorgan, Tabas, Tabriz, Bandar Abbas, Rasht, Taybad, Orumiyeh dhe Neyriz.
Në të njëjtën kohë 13 të burgosur në izolim në burgjet e Gohardashtit në Karaj dhe Khorinit në Varamin , dhe shtatë të burgosur me moshë nga 25 deri në 30 vjeç janë në rradhën e vdekjes në burgun qendror MINAB. Këta janë përveç mijëra të burgosurve në radhën e vdekjes në burgje në të gjithë vendin, sidomos në burgun Ghezel Hessar.
Këto ekzekutime, të njëkohshme me të ashtu-quajturën pjesëmarrje “të moderuar” të Rouhanit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tregojnë sa bosh dhe mashtrues është pretendimi i moderimit të regjimit klerikal të Velayat-e-Faqih.
Fraksionet e ndryshme të brendshme të tiranisë fetare në pushtet në Iran nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për sa i përket shtypjes së popullit iranian.
Në pamundësi për t’u marrë me krizat brenda dhe jashtë vendit, sidomos ndërsa zbulimi i vendeve të reja të masakrës së 30 mijë të burgosurve politikë në vitin 1988 shton zemërimin e popullit ndaj regjimit në pushtet, regjimi klerikal nuk ka gjetur zgjidhje tjetër përveç intensifikimit të represionit , sidomos të dënimit kapital. Abdolreza Rahmani Fazli, Ministri i Brendshëm i Rouhanit, duke aluduar për një raport 20 mijë faqesh mbi përhapjen e patologjive sociale, pranoi se “kërcënimi kryesor është në punët e brendshme” (agjencia shtetërore ISNA e lajmeve -26 Shtator).
Rezistenca Iraniane i bën thirrje popullit iranian, sidomos të rinjve të guximshëm për të protestuar kundër masave represive të regjimit dhe bën thirrje për solidaritet me familjet e të ekzekutuarve. Po ashtu i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut të marrin masa të menjëhershme për t’iu kundërvënë tendencës në rritje të ekzekutimeve në Iran. Regjimi i Velayat-e-Faqih është një turp për njerëzimin bashkëkohor, duhet të refuzohet nga komuniteti ndërkombëtar, liderët e saj duhet të sillen para gjykatave ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit dhe të gjitha marrëdhëniet me të duhet të kushtëzohen me ndalimin e ekzekutimeve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
26 shtator 2016