Saturday, July 27, 2024

Solidaritet me Rezistencën Historike për Liri të Popullit të Iranit

 E premte, 21 korrik 2017

Një numër  personalitetesh dhe delegatësh shprehën mirënjohjen te një përmendore për historinë më shumë se gjysmë shekulli të luftës së popullit iranian kundër tiranisë, në rezidencën e Maryam Rajavit dhe nënshkruan një libër në solidaritet me fushatën për “Iranin e Lirë me 1000 Ashrafa; qëllimi ynë: ndryshimi i regjimit “.

Eventi pasoi tubimin e madh të Rezistencës iraniane në Villepinte ku morën pjesë personalitete dhe delegacione parlamentare të shumta nga e gjithë bota.

Maryam Rajavi përshëndeti miqtë dhe personalitetet ndërkombëtare. Ajo vlerësoi përpjekjet e tyre për të garantuar zhvendosjen e sigurtë të banorëve të Ashrafit dhe shtoi: “Ndryshimi i rrethanave të Rezistencës iraniane, aktivitetet e tyre në rritje brenda Iranit dhe përkeqësimi i gjendjes së regjimit, bëri të qartë që ndryshimi i regjimit në Iran është i mundshëm.

“Sot, ekziston një alternativë e fuqishme dhe e organizuar në një pozitë të përshtatshme për të ndikuar në rrethanat e brendshme të Iranit dhe për të organizuar protesta në të gjithë sektorët social sidomos me brezin e ri dhe gratë. Kjo do të thotë, se detyra jonë e vërtetë sapo ka filluar, detyra e çlirimit të popullit të Iranit nga shtypja.

“Prandaj, më lejoni të përsëris moton kryesore të tubimit të sotëm: Me rezistencën iraniane, ndryshimi i regjimit është i mundshëm. Unë jam e sigurt se ne mund dhe ne duhet të ndryshojmë regjimin klerik dhe të sjellim paqen dhe sigurinë në botë.

“Edhe njëherë, ju falënderoj shumë që keni qëndruar me ne për arritjen e qëllimit fisnik për lirinë e Iranit”.

Një numër  personalitetesh mbajtën fjalime në këtë event duke përshëndetur konventën e suksesshme të tubimit të madh të Rezistencës, të cilës iu bashkuan gjithashtu dhe banorë të Ashrafit.

Burimi: http://www.maryam-rajavi.com/en/activities/event-reports/item/solidarity-with-the-historic-resistance-of-the-people-of-iran-for-freedom