Friday, March 29, 2024

Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA-së: Regjimi i Iranit mbetet në krye të vendeve që mbështesin terrorizmin

E enjte, 20 korrik 2017 

NCRI – Qeveria amerikane në raportin e saj të fundit mbi terrorizmin e ka vendosur regjimin iranian në krye të vendeve që mbështesin terrorizmin. Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i publikuar të mërkurën më 19 korrik 2017, trajton terrorizmin global gjatë 2016-ës, duke deklaruar se regjimi iranian ishte në krye të të gjitha vendeve që sponsorizuan terrorizmin në vitin e kaluar.

Raporti pohon se regjimi ka vazhduar të përkrahë dhe të mbështesë fuqishëm grupet terroriste në Irak, Siri dhe Jemen.

Sipas Departamentit të Shtetit, regjimi iranian rekruton ushtarë në Afganistan dhe Pakistan për t’u bashkuar me grupet e milicisë shiite në Siri dhe Irak të lidhura me regjimin, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë ndryshim në procesin e mbështetjes së grupit libanez Hezbollah.

Vetëm dy ditë para publikimit të raportit, qeveria amerikane konfirmoi aderimin e regjimit iranian në marrëveshjen e Vienës, por paralajmëroi se vendi ka vepruar kundër frymës së JCPOA duke “goditur paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit gjithashtu këmbëngul se kërcënimet e regjimit të Iranit vazhdojnë të jenë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Duke iu referuar aktiviteteve të Forcës terroriste Quds, dega e jashtme të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), raporti thotë se regjimi, me përdorimin e kësaj force, favorizon politikën e tij të jashtme dhe siguron mbulimin e operacioneve të inteligjencës dhe veprimeve destruktive në rajon.

Departamenti i Shtetit në raportin e tij akuzon regjimin iranian për furnizimin e milicisë shiite në Bahrein me armë dhe burime ekonomike , për vazhdimin e krimit kibernetik dhe për shmangien e ndjekjes penale të udhëheqësve të lartë të al-Qaeda-s.

Raporti është botuar ndërkohë që të martën, më 18 korrik, Shtetet e Bashkuara vendosën 18 individë dhe entitete të tjera të regjimit në listën e sanksioneve për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë aktiviteteve të raketave balistike. Në këtë listë të re, shtatë entitete dhe pesë individë janë në shënjestër të bojkotit për shkak të mbështetjes ndaj programit ushtarak të Iranit ose IRGC.

Komandanti i IRGC-së nga frika e sanksioneve të reja, si dhe sanksioneve  të ardhshme të mundshme kundër IRGC ka paralajmëruar se SHBA duhet të heq bazat e saj rajonale deri në një mijë kilometra përreth Iranit, nëse IRGC-së i imponohen sanksione reja.