Situata në Iran në 2019-ën Pas një Viti Protestash Popullore

333

 

Pse Opozita Kryesore Iraniane, PMOI/MEK, i Tmerron Sunduesit në Teheran

Në një konferencë për shtyp në Londër të martën më 5 mars 2019, panelistët që përfshinin ekspertë të shquar mbi Iranin, anëtarë të Parlamentit britanik dhe të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) diskutuan situatën në Iran në vijim të një viti protestash popullore në mbarë vendin.

Panelistët ishin dakord me faktin që regjimi teokratik ka mbetur në një rrugë qorre, i bllokuar mes mospajtimit në rritje brenda vendit, izolimit ndërkombëtar dhe mosmarrëveshjeve të brendshme publike. Ata shpjeguan se zhvillimet në Iran në 2018-ën vërtetojnë se regjimi i sheh terrorizmin e vazhdueshëm, ndërhyrjen destabilizuese në rajon dhe shtypjen e popullit si të vetmet mundësi për të siguruar mbajtjen e pushtetit.

Ata diskutuan gjithashtu rolin e rëndësishëm e vendimtar të lëvizjes së organizuar të rezistencës iraniane, NCRI dhe PMOI, në këtë pikë kritike në historinë e Iranit.

  1. Struan Stevenson, Koordinatori i Fushatës për Ndryshimin e Iranit (CiC) dhe ish Anëtar i Parlamentit Europian ku përfaqësonte konservatorët skocezë, prezantoi raportin e tij të ri në vijim të vizitës së tij të fundit në Shqipëri së bashku me dy Anëtarët të lartë të Parlamentit Europian. Gjatë vizitës së tyre, ata u takuan dhe folën me burra e gra, anëtarë të opozitës demokratike iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Raporti, “ASHRAF III, DUKE U NGRITUR NGA HIRI: Opozita Iraniane i Tmerron Sunduesit e Teheranit; Një Raport i Delegacionit Europian”, jep një shpjegim të detajuar se pse regjimi në Teheran po e rrit dhe përqendron fushatën e tij të propagandës dhe terrorizmit kundër opozitës së organizuar në këtë kohë.

“Guximi dhe qëndresa e anëtarëve të PMOI-së në Shqipëri janë kthyer në një pishtar shprese për 80 milion qytetarët e shtypur të Iranit të cilët shpresojnë e luten për çlirim nga shtypja dhe e shohin tashmë opozitën e organizuar [PMOI-në] si lajmëtarët e një të ardhmeje plot demokraci, drejtësi dhe paqe”, tha z. Stevesnon duke iu referuar protestave të vazhdueshme anti-regjim të cilat filluan në fund të dhjetorit 2017.

Në fjalën e tij, z. Stevenson theksoi represionin e intensifikuar të regjimit iranian brenda vendit që kur i ashtu-quajturi “i moderuar” Hassan Rouhani mori detyrën, si dhe rritjen kohët e fundit të numrit të komploteve terroriste të mbështetura nga Irani, spiunazhit dhe fushatës së propagandës kundër Rezistencës Iraniane (NCRI) në Europë e SHBA gjatë 2018-ës.

Raporti kritikon Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini-n, për përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’i paqësuar mullahët dhe për të shpërfillur abuzimin flagrant të të drejtave njerëzore që ndodh çdo ditë në Iran.

“Raporti im e sheh si të pabesueshëm faktin që Mogherini mund të vazhdojë të miqësohet me mullahët në një kohë kur ata i kanë përdorur vetë ‘të ashtuquajturit’ diplomatë të tyre në Europë për të kryer akte terrorizmi, duke tentuar të kryejnë barbarizma në tokën europiane”, tha z. Stevenson.

“Dorëheqja e papritur e Ministrit të Jashtëm të Iranit Javad Zarif dhe protestat e grevat e vazhdueshme mbarëkombëtare janë simptoma të një regjimi në rënie të pakthyeshme. Këmbëngulja e kreut të Forcës terroriste Quds, Qassem Soleimani, për rikthimin e Zarif-it tregon se ata të dy janë të domosdoshëm në planifikimin dhe implementimin e operacioneve të huaja terroriste të Iranit”, shtoi ai.

“Gjithsesi, ky rezultat i turpshëm që përfshin liderët më të lartë të regjimit është dëshmi për krizën që i ka pllakosur tashmë mullahët. Ata po vërsulen në një përpjekje të dëshpëruar për t’iu shmangur ndryshimit të regjimit përmes terrorizmit dhe fushatës denigruese kundër Rezistencës Iraniane dhe udhëheqëses së saj karizmatike, znj. Maryam Rajavi”, shpjegoi z. Stevenson duke vënë në dukje komplotin e parandaluar për të shpërthyer një bombë në tubimin e madh të NCRI-së në Paris vitin e shkuar.

  1. Stevenson konkludoi, “Po shohim rrëzimin përfundimtar të diktaturës teokratike në Iran. Është një moment vendimtar në histori kur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE duhet të mbështesin popullin iranian e jo ta tradhëtojnë atë duke përkrahur shtypësit e tij fashistë.”

Lord Clarke i Hampstead CBE, anëtar i laburistëve në Dhomën e Lordëve e mirëpriti raportin e z. Stevenson dhe tha, “Amnesty International e ka quajtur 2018-ën një vit turpi për Iranin. Raporti i saj thotë se mbi 7,000 disidentë janë arrestuar vitin e shkuar, gjë që tregon se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të shkojë përtej dënimeve me fjalë e të marrë për sipër në OKB që të marrë masa për ta vënë regjimin përpara përgjegjësisë për këto mizori”.

“Qeveria britanike duhet të ndërmarrë një politikë të rreptë mbi Iranin, të bazuar në mbështetjen ndaj popullit iranian dhe lëvizjes së tij legjitime të rezistencës, NCRI, të udhëhequr nga Madamë Rajavi”, tha Lord Clarke, duke iu bashkuar panelistëve të tjerë në kritikën kundër politikës së paqësimit të BE-së ndaj Iranit.

Hossein Abedini, Zëvendës Drejtor i zyrës britanike të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranti, tha: “Regjimi tiranik i mullahëve është i përmbytur në kriza të rënda brenda dhe jashtë Iranit. Ndërkohë që gjendet në prag të vdekjes, regjimi po përpiqet dëshpërimisht e pa shpresë ta parandalojë rrëzimin e tij duke i shtypur në mënyrë mizore protestat dhe demonstratat mbarëkombëtare dhe duke i shtuar komplotet terroriste dhe fushatën denigruese kundër lëvizjes kryesore demokratike të opozitës së Iranit, PMOI/MEK’’.

“Përmbysja e regjimit, e cila është dëshira e popullit të Iranit, nuk ka qenë kurrë kaq e prekshme’’, shtoi z. Abedini.

Zyra e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Mbretërinë e Bashkuar, 5 Mars 2019