Në shkurt ka patur mbi 248 protesta në Iran të zhvilluara në 71 qytete, fshatra, dhe zona industriale, që përbën një mesatare prej nëntë protestash në ditë. Le të shohim cilët janë disa nga sektorët e ndryshëm të shoqërisë iraniane që dolën nëpër rrugë muajin e shkuar.
Punëtorët
Punëtorët kanë zhvilluar të paktën 86 protesta të shtrira në 38 zona, me një mesatare prej tre protestash në ditë. Protestat e tyre janë fokusuar kryesisht në rrogat e papaguara, kushtet e padrejta të rekrutimit, shkurtimet masive, gjendjen e pasigurtë të punësimit, dhe kushtet e rënda të jetesës.
Kreditorët
Ata që i kanë humbur kursimet duke investuar në institucione kredituese të lidhura me regjimin, kanë zhvilluar 34 tubime në tetë qytete iraniane, që do të thotë afërsisht një tubim në ditë. Ata kërkonin rikthimin e kursimeve të tyre nga:
- Institucioni Caspian Credit, i lidhur me Gardën Revolucionare, në Teheran, Rasht, Mashhad, Kermanshah, Neishapour dhe Ilam
- Kompania Dehkadeyeh Abi Pars në Garmdareh
- Institucioni Sekeye Samen në Teheran
- Kompania Meftah Rahnavard Company në Teheran
- Institucioni Badre Tous në Mashhad
- Shadi Goldsmith në Teheran
- Adag Auto të Teheran
- Institucioni Padideh në Teheran dhe Mashhad
- Kompania Persian Pars në Teheran
Pensionistët
Pensionistët mbajtën 15 protesta në tre qytete, përfshirë Teheranin dhe Shushin, që do të thotë afërsisht një protestë në çdo dy ditë. Ata protestonin për mos-marrjen e pensioneve dhe për kushtet e varfra të jetesës.
Mësuesit
Mësuesit zhvilluan 13 protesta në 12 qytete, përfshirë Orumieh, Ardabil, Mashhad, Khoram Abad, Kermanshah, Shiraz, Marivan dhe Sanandaj, me një mesatare pre një në çdo dy ditë. Ata protestonin kushtet e varfra të jetesës, mungesën e sigurisë së punës, faktin që nuk janë të punësuar zyrtarisht dhe mos-marrjen e rrogave.
Studentët
Studentët mbajtën 10 tubime protestuese në katër universitete, me një mesatare prej një në çdo tre ditë. Pjesëmarrësit përfshinin studentë të stomatologjisë në Hormozgan, Departamenti i Kërkimit Shkencor në Universitetin Azad, si dhe studentë të Universitetit Industrial Sharif në Teheran.
Tregtarët e Pazareve
Tregtarët e pazareve zhvilluan pesë tubime në dy qytete – Teheran dhe Kerman – me afërsisht një protestë çdo gjashtë ditë.
Fermerët
Fermerët gjithashtu mbajtën pesë demonstrata në katër qytete për të protestuar kundër mungesës së ujit mes të tjerash.
Të burgosurit politikë
Të burgosurit politikë organizuan pesë akte protestash në tre burgje muajin e shkuar, dhe mbajtën 10 greva urie.
Burgu Rajaie Shahr në Karaj
- Hamzeh Darvish shkroi një letër të hapur për torturimin e tij dhe veprime të tjera të paligjshme nga kerët e burgut
- Payam Shakiba shkroi një mesazh në 40-vjetorin e regjimit
Burgu Masjed Soleiman në Iranin jugor
- Changiz Qadam Kheiri i shkroi një letër Raportuesit Special të OKB-së mbi Iranin për torturat mendore që i janë bërë
Burgu Qendror i Karaj - Mehdi Farahi Shandiz shkroi një letër të hapur për 40 vitet e torturës dhe ekzekutimit të kryera nga regjimi iranian, duke përfshirë frazat “poshtë diktatori” dhe “poshtë [Lideri Suprem Ali] Khamenei”
Burg i panjohur
- Anvar Khezri shkroi një letër ku jep detaje mbi vuajtjet e tij gjatë nëntë viteve burg
Grevat e urisë
10 grevat e urisë përfshinë nëntë greva individuale në burgje të ndryshme dhe për arsye të ndryshme, dhe një grevë në grup, në burgun Sheiban në Ahvaz, në protestë ndaj torturimit të të burgosurve politikë, duke përfshirë vendosjen e tyre së bashku me kriminelë të rrezikshëm.
Sektorë të tjerë
Ka patur 65 protesta të tjera në 23 qytete, që nuk përshtateshin me kategoritë e mësipërme. Ato përfshijnë:
- Një protestë nga familja e aktivistit të burgosur të punëtorëve, Esmail Bakhshi, ndaj arrestimit të tij dhe burgosjes së vazhduar
- Një grumbullim i familjeve të viktimave të një avioni të rrëzuar në Teheran në përvjetor të ngjarjes
- Një tubim i zjarrfikësve në Abadan
- Një protestë nga viktimat e tërmetit të Kermanshah në Sarpol Zahab për mungesën e elektricitetit në kampin e tyre, ku ka më shumë se një vit që jetojnë në çadra
- Një protestë nga ambientalistët kundër devijimit të ujit të lumit Zayanderud të Isfahanit