NCRI – Sipas informacioneve, thuhet se regjimi iranian i ka hequr një vijë të kuqe kujtdo që diskuton ngjarjet e vitit 1988, kur 30,000 të burgosur politikë u ekzekutuan në verën e përgjakur me urdhër të Liderit Suprem të atëhershëm Ruhollah Khomeini.
Prandaj, nuk duhet të rreshtim së foluri për këtë. Nuk mund të harrojmë apo të lejojmë të tjerët që të harrojnë masakrën që zhduku dhjetëra mijëra njerëz vetëm brenda pak muajsh për të vetmen arsye se mbështesnin Mojahedinët të Popullit të Iranit / Muxhahid-e Khalq (PMOI / MEK).
Regjimi është përpjekur për shumë kohë të fshehë fajin e tij – duke refuzuar të pranojë se ka ndodhur masakra, duke fshehur trupat në varre masive pa emra, duke bërë ndërtime në vendet e varreve masive për të parandaluar zbulimin e trupat nga bashkësia ndërkombëtare.
Megjithatë, ka shumë që kërkojnë të sigurohen që të mos lejohet që Regjimi ta fshehë këtë masakër; që nga ata që nxjerrin në dritë dëshmi audio të mullahëve të rëndësishëm në një Komision Vdekjeje duke pranuar masakrën, e deri tek ata që mbajnë dëshmi mjaft të dokumentuara dhe madje edhe ata që dokumentojnë gjendjen aktuale të të drejtave të njeriut dhe të të burgosurve politikë në Iran. Nëse regjimi i kap, ka të ngjarë që ata të përballen me të njëjtin fat si të atyre për të cilët po kërkojnë drejtësi.