Friday, September 13, 2024

E burgosura politike bën thirrje për drejtësi për viktimat e masakrës së vitit 1988

NCRI – Thirrja e të burgosurës politike Maryam Akbari Monfared për drejtësi për familjen e saj të masakruar në vitet ‘80 nga regjimi iranian më në fund ia arriti qëllimit kur Grupit i Punës mbi Zhdukjet me Forcë i Kombeve të Bashkuara pranoi (të trajtojë) ankesën e saj. Ky është një hap i madh përpara në ndjekjen e autorëve të masakrës së të burgosurve politikë në vitet ‘80 në Iran, për t’i sjellë ata para drejtësisë.

Atena Daemi, aktiviste civile dhe e të drejtave të grave e burgosur në burgun Evin, në përgjigje të arritjes së  Maryam Akbari Monfared ka shkruar një letër urimi dhe e përshkroi atë si një sukses të rëndësishëm dhe shprehu shpresën se hapat e saj do të pasohet nga viktima të tjera të abuzimet të të drejtave të njeriut në Iran.

Roghiyeh, Abdolreza, Alireza dhe Gholamreza Akbari Monfared janë katër anëtarë të një familjeje të cilët u vranë nga Republika Islamike e Iranit me metoda të ndryshme gjatë viteve të errëta ‘80.