Sunday, February 5, 2023

Shtetet e Bashkuara Kritikojnë Menaxhimin që Regjimi Iranian po i Bën Krizës së Përmbytjeve

Gjatë javëve të shkuara, populli i Iranit është përballur me përmbytje masive që kanë prekur pjesë të mëdha të vendit. Shiu i dendur ka rezultuar në përmbytje të papritura, situatë që është përkeqësuar nga politikat shkatërruese të regjimit iranian gjatë viteve.

Fatkeqësitë mjedisore po e godasin njëra pas tjetrës Iranin. Për një kohë të gjatë, populli iranian ka vuajtur nga periudha të gjata thatësire. Ndryshimi i rrjedhës së ujërave e lumenjve nga regjimi si dhe ndërtimi me tepri i digave e kanë rënduar situatën.

Tani, politikat e regjimit kanë bërë që barrierat mbrojtëse të shkatërrohen dhe ndërtimi i tepruar ka eliminuar rrugët natyrore të vaditjes.

Edhe këtë herë, ashtu siç bën gjithmonë kur ndodhet përballë një krize, regjimi nuk po merr përgjegjësi për fajin dhe po përpiqet ta minimizojë seriozitetin e situatës.

Megjithatë, populli iranian e ka demonstruar tashmë realitetin e situatës, kryesisht përmes postimeve, videove dhe fotove që qarkullojnë në mediat sociale.

Shtetet e Bashkuara, që ndodhen aktualisht në mes të një fushate të presionit maksimal mbi Iranin, e kanë ngritur zërin lidhur me regjimin dhe përgjigjen e tij qesharake ndaj krizës së përmbytjeve. Më herët këtë javë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se regjimi iranian e ka fajin për shkatërrimin që po duron populli i Iranit. Pompeo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë gati ta ndihmojnë popullin iranian.

Komentet e tij erdhën pasi Ministri i Jashtëm i regjimit iranian, Javad Zarif, tha se fajin e kanë Shtetet e Bashkuara për shkak të “terrorizmit ekonomik”. Përgjigjja e Pompeos theksoi se keqmenaxhimi dhe mungesa e aftësisë nga ana e regjimit iranian janë përsëri shumë të dukshme.

Ai tha: “Këto përmbytje tregojnë edhe një herë nivelin e keqmenaxhimit nga regjimi iranian në planifikimin urban dhe në gatishmërinë për emergjencat. Regjimi fajëson entitete të jashtme kur, në fakt, është vetë keqmenaxhimi i tij që ka çuar në këtë fatkeqësi.”