Gjashtëmbëdhjetë ditë pas fillimit të përmbytjeve, regjimi çnjerëzor i mullahëve i mbulon përmasat e vërteta të humbjeve njerëzore e financiare, ndërkohë që përpiqet gjithashtu ta parandalojë shprehjen e zemërimit të popullit përmes lëvizjeve teatrale e raporteve të rreme nga qeveria, Garda Revolucionare (IRGC) dhe ushtria.
Mohammad Pakpour, kreu i forcave tokësore të Trupave të Gardës Revolucionare, zbuloi sot në një raport telefonik për Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Brigadierin e IRGC-së, Gjeneral Bagheri, disa nga përmasat e tmerrshme të përmbytjeve shkatërrimtare dhe të mos-veprimit nga ana e regjimit të mullahëve për t’u përballur me këtë katastrofë.
Ai tha, “Patën thënë për dy-tre ditë që po vjen përmbytja, të evakuoheni, pa asnjë plan të parë, pa u dhënë, për shembull, një çadër, tani ata evakuohen, ku të shkojnë, të shkojnë në mal ku është ftohtë, tashmë uji ka shkuar kudo, nuk ka rrugë, vetëm një rrugë e hapur … Shumë fshatra, shumica e fshatrave nuk kanë rrugë, nuk ka asgjë, vetëm me një helikopter, dërgohet pak ushqim atje …. Elektriciteti është ndërprerë pasi kanë rënë të gjithë kabllot.”
Ai shtoi: “Ka tepër shumë probleme, nuk ka menaxhim. Asnjë zyrtar i qeverisë nuk guxon të shkojë atje, është e tmerrshme. Zoti është dëshmitar që ata janë shumë të zemëruar. Sapo kam arritur të iki prej tyre. Janë shumë të mërzitur. Janë shumë të zemëruar. Epo, kanë një situatë shumë të tmerrshme.” (Agjensia e Lajmeve Tasnim, 2 prill 2019)
Ndërkohë, pak orë më parë, Rahmani Fazli, ministri i brendshëm i regjimit të mullahëve, tha në një gënjeshtër të dukshme: “Që prej ditës së djeshme, kam ndjekur ndihmat në Poldokhtar minutë pas minute …në mes të natës u bë e qartë se, përveç problemeve të shkaktuara nga dëmet prej përmbytjeve dhe evakuimit të disa banesave për shkak të përmbytjes për disa nga qytetarët tanë në Poldokhtar, nuk është raportuar asnjë dëm njerëzor serioz e specifik.”
Ndërkohë, Morteza kashkouli, komandanti i IRGC-së në Lorestan, tha: “Rreth 600 shtëpi në pjesën jugore të Mamoulan janë zhytur plotësisht nën ujë, gjithashtu 30% e qytetit Poldokhtar është rrethuar nga uji që natën e djeshme …” dhe shtoi në një gënjeshtër flagrante, “Por pavarësisht gjithë këtyre problemeve, për fat të mirë, kemi parë vetëm një vdekje në këto zona.” Ai la gjithashtu të kuptohej se fajësonte popullin duke thënë, “Shkaku kryesor i dëmeve të sjella nga përmbytjet kanë qenë gabimet e viteve të shkuara që kanë çuar në ndërtime e kultivim në shtratin e lumit.” (Agjensia Shtetërore e Lajmeve ILNA)
Ndërkohë, ministri i brendshëm i regjimit shpalli se “disa zona të pellgut lumor të Khuzestanit, veçanërisht zonat e Susangerd, Shoosh dhe Dezful” duhet të evakuohen. Por është e paqartë se ku duhet të shkojnë njerëzit. Paturpësisht, ai fajësoi vetë njerëzit për humbjet financiare dhe njerëzore, dhe tha: “Pavarësisht informimit dhe gjetjes e pajisjes së disa vendeve të sigurta, disa prej bashkëqytetarëve tanë preferuan të qëndronin në shtëpitë e tyre ose të strehoheshin në kodrat përreth nga frika e përmbytjeve.”
“Urdhri për të evakuar qytetin Fath ul-Mobin dhe gjithë fshatrat në pellgun lumor në rrafshinën e Shush, Shushtar dhe Azadegan, u dha dhe njerëzve iu kërkua të shkonin në zonat e sigurta dhe në kampet e emergjencës,” tha Agjensia e Lajmeve Fars e Trupave të Gardës Revolucionare. Por as Garda Revolucionare, as ministri i brendshëm i mullahëve nuk kanë thënë se ku janë këto zona të sigurta e kampe imagjinare.
Znj. Maryam Rajavi i ka përshkruar përmbytjet shkatërrimtare dhe viktimat e humbjet e mëdha si një katastrofë kombëtare. Regjimi anti-njerëzor i mullahëve, liderët e tij dhe Garda Revolucionare janë përgjegjës për shkatërrimin e mjedisit e të pyjeve, vjedhjet e mëdha, shpërdorimin e kapitalit për shtypje, terrorizëm dhe luftë, si dhe për faktin që e kanë lënë Iranin të pambrojtur kundër fatkeqësive natyrore.
Znj. Rajavi shtoi se pajisjet e ushtrisë, IRGC-së, dhe qeverisë duhet t’i vihen në dispozicion publikut. Regjimi duhet gjithashtu ta hapë rrugën për ndihmë ndërkombëtare. Por deri tani, ai ua ka mbyllur rrugën ndihmesave kombëtare e globale.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
2 prill 2019