Shoqata e edukatorëve të Iranit, proteston kundër regjimit për represionin e mësuesve

338

NCRI – Këshilli koordinues i organizatës së edukatorëve iranianë protestoi për goditjen e vazhdueshme të mësuesve nga institucionet e sigurisë së rregjimit në qytete të ndryshme në Iran.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën më 31 janar, këshilli e quajti “shtypjen nga forcat e sigurisë” të protestave të mësuesve në krahinat e Lorestanit, Isfahanit dhe gjetkë në Iran si “shtypje të mësuesve me mënyra dhe metoda të ndryshme”.

Deklarata vazhdon duke thënë se ky është vazhdimi i “arrestimeve, dëbimeve dhe pushimeve të paligjshme të mësuesve të këtij vendi që vazhdon për shumë vite”.