Sunday, September 8, 2024

Gjermania dënon ekzekutimin e të miturit iranian Ali Kazemi

NCRI – Kryetarja e zyrës së të drejtave të njeriut të qeverisë gjermane dënoi ekzekutimin e Ali Kazemit të mërkurën më 31 janar dhe e quajti ekzekutimin “të papranueshëm” dhe “shkelje të traktateve ndërkombëtare”. Barbel Kofler bëri thirrje gjithashtu për një moratorium mbi ekzekutimin e Hamid Ahmedit i cili ishte i mitur në kohën e krimit të supozuar në Iran.

“Politika e ekzekutimit duhet të ndalet,” tha ajo. Ali Kazemi, i cili u akuzua në moshën 15 vjeçare për vrasjen e një personi tjetër gjatë një mosmarrëveshjeje grupi, bëri gati 7 vjet burgim para se të zbatohej ekzekutimi në moshën 22-vjeçare. Sipas Amnesty International, ai u ekzekutua të martën e kaluar në Bushehr.

Sipas zyrës së qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut, ky është të paktën rasti i dytë i ekzekutimit të të miturve në Iran në vitin 2018, në të cilën i pandehuri ishte nën moshën ligjore (nën 18 vjeç) në kohën e krimit të pretenduar.

Amnesty International po ashtu dënoi ekzekutimin e Ali Kazemi të martën, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht mizor”.