Shpërthim protestash sot në pika të ndryshme në qytete dhe fshatra të  Iranit

367

Raporte nga rrjeti i Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK) brenda Iranit    

  • Isfahan: Të rinjtë thërrisnin “vdekje diktatorit” dhe “vdekje Khameneit”.
  • Sanandaj (perëndim): njerëzit u mblodhën në sheshet “Enghelab” (revolucioni) dhe Azadi (liria) dhe kërkuan “vdekje diktatorit”. Ata u përleshën me Forcat e Sigurisë Shtetërore (SSF) dhe i vunë zjarrin një kioske të SSF. Autoritetet u përpoqën të ndërprisnin lidhjen e internetit në qytet. Përleshjet kanë vazhduar, dhe regjimi ka sjellë kamionë për hedhje uji për të shpërndarë turmën.
  • Kermanshah (perëndim): Protesta shpërtheu në sheshin e Lirisë, me këngë “vdekje Khameneit”, “vdekje diktatorit”. Një grua filloi protestën. “Vdekje Khameneit” u këndua pa pushim. Forcat e sigurisë të veshura si civilë kanë filluar të arrestojnë protestuesit. Forcat anti-trazira arrestuan 7 protestues, por njerëzit i sulmuan dhe forcat anti-trazira u tërhoqën dhe i liruan protestuesit. Disa protestues u arrestuan.
  • Tuyserkan (Provinca Hamedan): Përleshje mes njerëzve dhe forcave të sigurisë në bulevardin Bahonar.
  • Zarin Shahr (Provinca Isfahan): Megjithë motin shumë të ftohtë dhe pranisë së madhe të forcave të sigurisë, një tubim kundër regjimit u zhvillua në kryqëzimin Masjed Azam (xhamia kryesore). Njerëzit thërrisnin “Vdekje Khomeinit, vdekje Khameneit”.
  • Rasht (Irani i veriut): Disa qindra njerëz u mblodhën, forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës. Njerëzit këndonin: “Poshtë diktatori”, “Khamenei turp të kesh, ik nga pushteti.”