Dhe duhet të plotësohet me shpërbërjen e plotë të IRGC dhe milicitë e tyre mercenare nga i gjithë rajoni
Vënia në shënjestër e qendrave dhe objekteve për prodhimin dhe mirëmbajtjen e armëve kimike vdekjeprurëse të diktatorit brutal sirian dhe çmontimi i makinës luftarake të këtij regjimi është një hap i domosdoshëm për t’i dhënë fund tragjedisë siriane, e cila për shtatë vite ka vrarë më shumë se 500,000 njerëz, mes tyre, fëmijë, gra dhe njerëz të pafajshëm e të pambrojtur dhe gjithashtu ka zhvendosur gjysmën e popullsisë siriane, ndërkohë që fushëveprimi i saj ka shkuar shumë përtej kufijve të këtij vendi.
Ky veprim, i kërkuar nga populli sirian dhe njerëzit që duan lirinë e këtij vendi dhe të vendeve të tjera në rajon, duhet të kompletohet me dëbimin e regjimin klerikal antinjerëzor dhe rojeve të tij revolucionare dhe mercenarëve nga Siria, Jemeni, Iraku dhe vendet e tjera të rajonit.
Regjimi iranian është elementi kryesor i mbijetesës së Bashar al-Assadit dhe burimi kryesor i terrorizmit dhe ekstremizmit dhe luftës në Lindjen e Mesme dhe në mjaft pjesë të botës.
Politika e tolerimit të fashizmit fetar në pushtet në Iran ka bërë që regjimi në mënyrë të paprecedentë të shtojë krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës pa paguar asnjë çmim. Është koha t’i jepet fund tolerimit dhe neglizhimit ndaj këtyre krimeve, të cilat janë shkelje flagrante të rregullave dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
14 prill 2018