Wednesday, November 30, 2022

Iran: Sulmi ndaj fermerëve protestues, arrestimi i 30 njerëzve dhe demonstratat e natës

Thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të marrë masa të menjëhershme për lirimin e të burgosurve

Të shtunën, më 14 prill, fermerët në Isfahanin lindor protestuan për ditën e 58-të, ndërsa dje Mullah Yousef Tabatabaee Nejad, një përfaqësues i Khameneit në lutjen e të premtes në Isfahan, kërcënoi  protestuesit dhe i quajti sedicionistë.

Këto kërcënime i  zemëruan më shumë fermerët që këndonin slogane në Sheshin Khorasgan në demonstratat e të shtunës: “Tabatabaee, turp të kesh, lëre Isfahanin; Sot është ditë zie, e drejta e ujit e fermerit është nën maskën e mullahëve; Maska e tyre është maska e klerit, premtimet e tyre janë të zbrazëta; Armiku ynë është këtu, në mënyrë falso ata thonë se është Amerika; gënjeshtar Rouhani , ku është Zayandehroud ynë? “

Për të penguar njerëzit që të bashkoheshin me demonstruesit dhe marshimin e tyre drejt zyrave të guvernatorit, forcat represive bllokuan rrugën Jay dhe kryqëzimin Erisson duke vënë pengesa dhe topa uji. Me thirrjen  e slloganeve, një nga shefat e policisë i kërcënoi protestuesit dhe tha se çdo tubim i më shumë se dy personave ishte i paligjshëm dhe shkelësit do të ndiqeshin ligjërisht. Forcat represive qëlluan në ajër, sulmuan turmën, goditën dhe arrestuan 30 vetë. Dy protestuese u goditën rëndë.

Të shtunën mbrëma, të rinjtë dhe fermerët e guximshëm vazhduan protestat e tyre dhe, pavarësisht pranisë së madhe të forcave represive, u mblodhën sërish në Sheshin Khorasgan. Ata thërrisnin: “Jemi gra dhe burra lufte, luftojmë për të drejtat e ujit, luftojmë, vdesim, marrim pjesën tonë të ujit! Fermeri  vdes, nuk pranon poshtërimin, fermerët e arrestuar duhet të lirohen!”

Në të njëjtën kohë, fermerët e Varzanehit rrëzuan dhjetë shtylla të tensionit të lartë në rrugën Varzaneh-Na’in, të përdorura për të pompuar ujin e Zayandehrood.

Rezistenca iraniane përshëndet fermerët protestues dhe i bëri  thirrje popullit të Isfahanit, veçanërisht të rinjve, për të mbështetur kërkesat e drejta të protestuesve dhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për të marrë masa të menjëhershme dhe efektive për lirimin e të burgosurve, veçanërisht të arrestuarve në ditët e fundit.