Shërbimi i Inteligjencës i regjimit të Iranit: Ramin Hossein Panahi do të ekzekutohet së shpejti

409

NCRI – Më 26 tetor, Ministria e Inteligjencës e regjimit iranian, duke iu drejtuar anëtarëve të familjes së një të burgosuri politik pas 124 ditësh, njoftoi se ai është ndaluar nga Ministria dhe do të ekzekutohet së shpejti.

Ramin Hossein Panahi u qëllua në bark dhe u arrestua nga Garda revolucionare e regjimit (IRGC) më 23 qershor 2017, kur ishte duke shkuar për të vizituar familjen e tij.

Menjëherë pas kësaj, u transferua në qendrën e paraburgimit të inteligjencës dhe iu nënshtrua torturave dhe marrjes në pyetje, ndërkohë që ende ishte i plagosur.

Më në fund, duke mos dhënë asnjë lajm për fatin e këtij të burgosuri politik për katër muaj dhe insistimit të shpeshtë të familjes së tij, ministria e inteligjencës i tha nënës dhe motrës së Raminit  se ai ishte arrestuar nga ministria.

Ata i thanë familjes së tij: “Nuk do të transferohet në asnjë vend tjetër dhe nuk do të lejohet të ketë vizita dhe ju duhet të prisni të merrni lajmin për ekzekutimin dhe varrimin e tij gjatë natës, kështu që vizitat tuaja të shpeshta këtu nuk kanë asnjë dobi.