Reagim i shfrenuar i Gardës Revolucionare (IRGC) ndaj grumbullimit të popullit në Pasargadae

325

Regjimi klerikal këtë vit reagoi në mënyrë të shfrenuar ndaj grumbullimit të 7-të të Abanit (29 tetorit) dhe ceremoninë përkujtimore të ditëlindjes së Kirit të Madh. Të gjitha organet represive, sidomos Garda Revolucionare, përdorën të gjitha dredhitë represive për të terrorizuar shoqërinë dhe për të parandaluar një tubim të madh popullor në Pasargadae.

Më 26 tetor, një “zyrtar i sigurisë” informoi për planin e “Një grupi të Monafeqinit [që do të thotë PMOI] dhe elementeve anti revolucionare për të krijuar trazira dhe kaos javën e ardhshme me rastin e përkujtimit të Kirit”, duke thënë “Inkurajimi i simpatizantëve të tyre për të marrë pjesë në këtë kremtim, përleshjet me policinë, fotografimi dhe xhirimi i ngjarjes dhe publikimi i tyre në mediat e PMOI-t, si dhe dhënia e një atmosfere vdekjeprurëse e këtyre përplasjeve do të jenë ndër veprimtaritë e planifikuara të grupeve kundërrevolucionare në këtë ditë. ” “Kanalizimi i tubimeve të protestës kundër korrupsionit dhe problemeve ekonomike në vend dhe pastaj përpjekja për t’i devijuar ato me slogane kundër regjimit, është një nga programet kryesore të këtyre grupeve,” tha zyrtari i sigurisë.

Që rreth një muaj më parë, institucionet represive të regjimit vendosën gardhe në distancë prej tri kilometrash nga Varri i Kirit në secilën anë me një gjatësi prej tetë kilometrash dhe penguan kalimin e makinave në Pasargad. Ata kanë instaluar gjithashtu kamera të fuqishme në çdo 50 metra.