Riorientimi i Politikës së Bashkimit Evropian ndaj regjimit të Iranit është domosdoshmëri

246

 Të shtunën, më 28 tetor 2017  Agjencia Ndërkombëtare e Shtypit për Studime Strategjike (AIJES) zhvilloi një konferencë në Paris, nën titullin Forumi i Parisit mbi Luftën kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar.

Duke i përshëndetur pjesëmarrësit, z. Jamal Al-Awadhi, drejtor i AIJES, shpalli programin. Fjalimi i hapjes u mbajt nga Alejo Vidal-Quadras, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Kërkimit të Drejtësisë (ISJ) me qendër në Bruksel, i cili foli gjatë për rolin e Regjimin iranian si sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit dhe për Korpusin e tij të Gardës Revolucionare (IRGC). Konferenca u pasua nga fjalime informative dhe interesante të shumë specialistëve dhe studiuesve.