Saturday, July 27, 2024

57 ekzekutime në Iran që nga fillimi i korrikut

E mërkurë, 12 korrik 2017 21:55

Maryam Rajavi: Intensifikimi i  ekzekutime masive nga ana e regjimit iranian është një përpjekje e dëshpëruar për të frenuar trazirat shoqërore

Tendenca në rritje e ekzekutimeve masive që nga fillimi i korrikut, që ka arritur të paktën në 57 ekzekutime deri tani, është një përpjekje e dëshpëruar nga regjimi klerikal për t’iu kundërvënë valës në rritje të pakënaqësisë publike dhe për të parandaluar përhapjen e trazirave popullore duke krijuar një atmosferë frike dhe terrori.

Kjo u njoftua nga Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi. Ajo i bëri thirrje kombit, sidomos të rinjve iranianë, të protestojnë kundër ekzekutimeve të tilla arbitrare dhe të shprehnin mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me familjet e viktimave.

Znj. Rajavi theksoi nevojën për një veprim urgjent ndërkombëtar për të dënuar këto vrasje kriminale, duke kushtëzuar vazhdimin e marrëdhënieve të tyre me regjimin me fundin e dënimit me vdekje. Ajo më tej i bëri thirrje komunitetit botëror që të refuzojë regjimin fetar fashist që sundon Iranin.